Politika 10 June 2024, 16:07 Nga VNA

Raportet e “acaruara” mes dy kryeministrave, Rama qëndron në Kosovë por nuk takohet me Kurtin

Ndaje në Whatsapp
Raportet e “acaruara” mes dy kryeministrave, Rama qëndron

Nga Fatos Shala, Prishtinë

Kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama duket se vazhdojnë t’i kenë raportet e “acafruar”.

Edhe pse sot ka ardhur në Prishtinë, Rama nuk do të ketë takim me homologun e tij Kurtin.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Kosovë për 25-vjetorin e çlirimit, ku me mëngjes u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Kreu i qeverisë shqiptare nuk takoi të parin e qeverisë kosovare, Albin Kurtin.

Nga Qeveria e Kosovës kanë treguar se në bazë të agjendës, duket që Rama po i takon ata të cilët konsideron se ka nevojë t’i rregulloj raportet.

Zyra e Kryeministrit e ka ftuar Ramën për aktivitet më 12 qershor për 25-vjetorin e çlirimit, por atyre u është thënë që s’është e mundur të jetë i pranishëm, ndërsa kanë uruar që ai të jetë prezent në Manifestimin e 146 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet. Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor.

Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor. Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”.

Zyra e Kryeministrit mëngjesin e së hënës zbuloi agjendën e kryeministrit Kurti, gjë që e cila ngjalli reagime për mos takimin me Kurtin. Madje kur u pyet nga gazetarët ai nuk iu përgjigj pyetjes rreth një takimi të mundshëm me Edi Ramën.

Ndryshe nga Kurti, Osmani e priti e buzëqeshur kryeministrin shqiptar.

“Bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë! Mirë se erdhe Kryeministër Rama!”, përshkroi Presidentja Osmani takimin me shefin e ekzekutivit shqiptar.

Veç takimit me Osmanin, Rama në Prishtinë ka pranuar të mirëpritet pasdite edhe nga Kryetari i Komunës së kryeqytetit, Përparim Rama, ku në një ceremoni të posaçme do të nderohet me “Çelësin e Qytetit”.

Kryeministri shqiptar, poashtu ishte pjesëmarrës edhe në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, ku u prit nga Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Me këtë rast Edi Rama, ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai tha se pa Rugovën nuk do të kishte Ushtri Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, pa politikën e tij afruese me aleatët nuk do të jehonin as armët e ushtarëve të UÇK-së bashkë me bombardimet e NATO-s mbi Beograd.

“Rugova ishte revolucionar me urtësinë e burrështetasit dhe burrështetas revulocionar. Rugova ishte si intelektual i nxjerrë nga arkivat e kohës romantike”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë shqiptare tha se s’ka politikan tjetër si Rugova.

“Ai ishte i papërsëritshëm dhe i pashpjegueshëm deri në fund se si arriti t’ua imponojë njerëzve rrjedhën e politikës së tij. Rugova i dha popullit të tij një forcë të panjohur ndonjëherë në trojet tona”.

Sipas tij, Rugova ishte i vetmi në këtë vend që kishte kuptuar se konflikti nuk është rruga për drejtësi afatgjate

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme