Politika 9 June 2024, 11:14 Nga VNA

I dha vulën e PD-së Berishës / SPAK nis hetimin pasuror për Agron Zhukrin

Ndaje në Whatsapp
I dha vulën e PD-së Berishës / SPAK nis hetimin pasuror për

930 milionë lekë të pajustifikuara kanë bërë që Agron Zhukri, gjyqtari që njohu Kuvendin e Berishës , të shkarkoheshe në muajin prill nga KPK.

Ndaj Agron Zhukrit ka nisur hetim pasuror dhe SPAK.

Emri i Zhukrit u përmend për lidhjet e tij me familjen Berisha duke qenë se haptasi në shkelje të hapur me çdo procedurë ligjore njohu një kuvend imagjinarë të Sali Berishës. Ishte Gazment Bardhi i cili në atë kohe ngriti kallzim ndaj Zhukrit pasi njohu ndryshimet staturore të Kuvendit të Berishës.

Sipas KPK Zhukri nuk ka deklaruar pasuri ndërsa të gjitha janë të regjistruara në emër të bashkëshortes së tij. Një shtëpi e rikonstruktuar 24 milionë lekë në vitin 1996; një shtesë tjetër në vitin 2006; një investim tjetër në vitin 2003 kur ka blerë së bashku me një shoqëri një pasuri banesë + truall në masën 44 milionë lekë; një investim i një shumë të vogël prej rreth 22 milionë lekësh që do të sillte përfitimin e një vlere rreth 260 milionë lekë, 13 herë më të madhe, ndërkohë që investimi do të duhet të ishte 70 mijë euro; blerja e një apartamenti në Qerret, kur ka rezultuar me bilanc negativ në masën rreth 110 milionë lekë; blerja e 2 apartamenteve të Tiranë për 280 mijë euro, janë konsideruar disa prej pasurive të pajustifikuara nga treshja e gjyqtarëve të KPK.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme