Politika 10 Qershor 2024, 15:11 Nga VNA

Kosovë- Serbi, Rama: Kurth. Kosova të dalë nga loja "macja me miun"

Ndaje në Whatsapp

Në kuadër të 25-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri Rama në nisje të fjalës ka lartësuar figurën e ish-presidentit të Kosovës.

Për sa i përket situatës aktuale foli me shqetësim duke u ndalur tek politika e jashtme pasi e quajti loje si macja me miun marrdhënien me Serbinë.

Ajo çka e ka nervozuar Ramën është pyetja nga moderatorja e panelit se si është Kosova sot në sytë e kryeministrit.

Moderatorja e panelit: Si është Kosova sot në sytë tuaj? Kaq, e di që je konçiz, i shkurtë ndaj dhe pyetjen po e bëj të tillë…

Rama: Kjo s’është pyetje, ky është kurth! Unë dua të shtoj vetëm diçka duke qenë se diskutimi në panel është më si të thuash në formë bisede, po dua të qëndroj të Ibrahim Rugova. Koha më e suksesshme e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, si një subjekt edhe pse jo ende i njohur nga shumë shtete, si një shtet i pavarur, por si një subjekt në tryezë ka qenë koha e të ashtuquajturit ekip i unitetit. Dhe Ibrahim Rugova duke e parë me sytë e të sotmes, – sepse e thashë edhe më parë që është një figurë që sa më shumë kalon koha, aq më shumë bëhet e madhe dhe duket e paarritshme, – nuk e shfrytëzoi personalitetin e tij ndërkombëtar, faktin që ishte njeriu, të cilit i hapeshin dyert si person, edhe kur për Kosovën ata që e prisnin, e dëgjonin për herë të parë ndoshta për të bërë politike të brendshme me politikën e jashtme.

Përkundrazi, në mënyrë shumë modeste u ul si një anëtar i një ekipi uniteti ku të gjithë ishin të barabartë dhe ajo ka qenë koha kur Kosova ka arritur suksesin e saj diplomatik dhe ka arritur ta mundi Serbinë në tavolinë. Sot, ne jemi në një proces ku thellohet gjithnjë e më shumë dhe në një formë gjithmonë e më shqetësuese, qasja ndaj politikës së jashtme, si politikë e brendshme dhe shfrytëzimi i platformave të komunikimit jashtë si tribuna për të marrë vota këtu. Kjo, patjetër që mund të ketë sukses elektoral, po kjo e lë Kosovën me gjithmonë e më pak besim nga ana e miqve dhe aleatëve të vet ndërkombëtar dhe në këndvështrimin tim, – meqë jemi sot për Ibrahim Rugovën, – nëse Kosova do të dilte nga kjo lojë “macja me miun” në tryezë me Serbinë dhe me një ekip uniteti do t’i drejtohej Bashkimit Europian duke thwnw “ne nuk duam të flasim më me Serbinë se nuk kemi më çfarë flasim, ne jemi këtu për të folur me Bashkimin Europian, për të përmbushur të gjitha detyrimet që kemi ne si Republikë e Kosovës në kontekstin e standardeve ndërkombëtare dhe të standardeve të Bashkimit Europian dhe për t’u afruar me ju. Pastaj, se çfarë bën Serbia është puna e Serbisë, shkoni e merruni me Serbinë”, po ky konfrontimi “macja me miun” në tavolinë, këto mbledhjet për t’u mbyllur brenda me orë, vetëm për të dale pas mbledhjes për të thënë se sa fort i qëndrova unë tjetrit, në mënyrë të dyanshme kuptohet, këto nuk të çojnë asgjëkund dhe unë nuk e kuptoj dhe nuk kam për ta kuptuar asnjëherë se çfarë lidhje ka e ardhmja e Kosovës dhe çfarë lidhje ka çdo detyrim që ka Kosova, jo në raport me Serbinë, por në raport me vetveten, në raport me standardet e një vendi që kërkon të hyjë në NATO, kërkon të hyjë në Bashkimin Europian me se çfarë bën e çfarë s’bën, e çfarë i pëlqen e çfarë s’i pëlqen Serbisë.

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme