Politika 8 November 2024, 20:39 Nga VNA

Qeveria shpall investitor strategjik moderatorin Turjan Hysko, i fal 77 mijë metra katrorë tokë për resort turistik

Ndaje në Whatsapp

Qeveria ka shpallur një tjetër personazh publik si investitor strategjik, dhe kësaj radhe është moderatori Turjan Hysko. Në vendimin më të fundit të Komitetit të Investimeve Strategjike, i cili drejtohet nga kryeministri Edi Rama, është miratuar me statusin “Investitor Strategjik, Procedurë e Veçantë” projekti i investimit "Atara Resort & Villas".

Qeveria ka falur 77 mijë metra katrorë tokë shtetërore për këtë projekt, i cili parashikon ndërtimin e hoteleve dhe një fshati të madh turistik në bregdetin e Lukovës, në bashkinë Himarë. Kompanitë që do ta realizojnë projektin janë "Lukova Bayside Hotel & SPA shpk", "TO 27 Construction", si dhe "Emante sh.p.k.".

Këto kompani janë në pronësi të Turjan Hyskos dhe ish-kryetarit socialist të bashkisë së Vorës, Hekuran Brahimaj. Konkretisht, "Lukova Bayside Hotel & SPA shpk" ka si pronar Hekuran Brahimaj, i cili mban 65% të aksioneve, ndërsa Turjan Hysko ka 35%. Kompania tjetër, "TO 27 Construction", është 100% në pronësi të Turjan Hyskos, ndërsa "Emante sh.p.k.", e cila ka marrë përsipër garantimin e financimit, është 100% në pronësi të Hekuran Brahimajt.

Vlera totale e projektit pritet të arrijë në 50 milionë euro. Ajo që bie në sy është fakti se dy prej kompanive zhvilluese të projektit nuk kanë histori të aktiviteteve ekonomike ose mjete financiare të konsiderueshme. Kompania "Lukova Bayside Hotel & SPA shpk" ka deklaruar një kapital total prej vetëm 355 mijë eurosh, ndërsa "TO 27 Construction", e cila është themeluar vetëm një vit më parë, ka një kapital prej vetëm 870 eurosh. Si garante e këtij investimi është kompania "Emante", e cila në pasqyrën financiare për vitin 2023 ka raportuar një fitim prej 9 milionë eurosh.

Lidhjet e pronarëve me Partinë Socialiste dhe personazhet mediatik që shpallen investitorë strategjikë

Përveç shifrave, investitorët e sapo shpallur strategjikë janë individë me lidhje të drejtpërdrejta me Partinë Socialiste. Hekuran Brahimaj ka qenë ish-kryetar bashkie në Vorë, ndërsa Turjan Hysko është vëllai i ish-deputetit të PS-së, Elio Hysko, i cili ka shërbyer gjithashtu si kryetar i Forumit Rinor të kësaj force politike.

Turjan Hysko është një shembull tjetër se si një personazh mediatik shpallet investitor strategjik nga qeveria. Më herët, në vitin 2019, mediat raportuan se aktori i humorit Gazment Paja u shpall me të njëjtin status për ndërtimin e një kompleksi turistik në Dhërmi.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme