Politika 27 November 2024, 12:39 Nga VNA

Protesta e opozitës/ Mbi 50 të shoqëruar dhe 2 të arrestuar

Ndaje në Whatsapp
Protesta e opozitës/ Mbi 50 të shoqëruar dhe 2 të arrestuar

Policia e Shtetit ka shoqëruar mbi 50 persona dhe ka arrestuar dy qytetarë pas përplasjeve fizike gjatë protestës së djeshme të organizuar nga Partia Demokratike dhe opozita. Deputetët organizatorë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa protestat e opozitës zgjatën rreth tre orë duke bllokuar disa akse kryesore në kryeqytet.

Në flagrancë u arrestuan shtetasit S. N., banues në Tiranë, dhe I. H., 53 vjeç, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. I. H. gjithashtu u procedua për “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka bllokuar një automjet dhe ka goditur drejtuesin e tij.

Protesta, e cila u zhvillua në disa pika të ndryshme të Tiranës, u shoqërua me tensione të shumta. Në zonën e Rrugës së Elbasanit, deputeti Flamur Noka u përfshi në një incident duke goditur një efektiv policie. Përplasjet më të ashpra u raportuan në sheshin “Wilson”, ku policia përdori autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit. Ndërkohë, në zonën e Zogut të Zi, trafiku u paralizua për më shumë se një orë, duke shkaktuar tensione mes qytetarëve dhe policisë, ndërsa përplasje pati edhe pranë Pallatit me Shigjeta.

Shoqërimet e para nisën menjëherë pas përfundimit të protestës, ndërsa policia vijon hetimet për incidentet dhe aktet e dhunshme gjatë tubimit.

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme