Politika 26 November 2024, 21:52 Nga VNA

PD akuzon Ramën se emëroi motrën e anëtarëve të bandës së Suel Çelës në krye të AZHT

Ndaje në Whatsapp
PD akuzon Ramën se emëroi motrën e anëtarëve të

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmed Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte emëruar në krye të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit motrën e dy të akuzuarve nga SPAK si anëtarë të organizatës kriminale nën drejtimin e Suel Çelës dhe kërkon hetimin e lidhjeve të organizatës kriminale me politikën.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmed Bardhi akuzoi të martën kryeministrin Edi Rama se kishte emëruar në krye të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit motrën e dy të akuzuarve nga SPAK si anëtarë të organizatës kriminale nën drejtimin e Suel Çelës.

“Znj. Adelajda Roka, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, vartëse direkte e Kryeministrit Edi Rama, rezulton se është njëkohësisht edhe motra e dy prej anëtarëve të Bandës së Elbasanit Marsel dhe Xhino Roka. SPAK duhet të hetojë kush ia propozoi Edi Ramës emërimin e saj si Drejtore e Përgjithshme e AZHT dhe pse Edi Rama e emëroi menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim?”, thuhet në reagimin e Bardhit.

Marsel dhe Xhino Roka u arrestuan gjatë operacionit të fundit kundër organizatës kriminale të drejtuar nga Suel Çela dhe SPAK ka ngritur ndaj tyre akuza të shumëfishta.

Adelajda Roka u emërua në nëntor 2023 në krye të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, pa ndonjë eksperiencë të mëparshme në administratën publike.

E pyetur në telefon nga BIRN, drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka refuzoi të komentonte mbi akuzat e PD, ndërsa kërkoi që të mos merrej “në telefon për gjëra të tilla”.

Bardhi akuzon kryeministrin se ka lejuar forcimin e organizatave kriminale. “Është fakt se ndikimi i krimit të organizuar në jetën shoqërore dhe politike të vendit është forcuar së tepërmi gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Grupet kriminale jo vetëm kanë vepruar të pashqetësuara, por njëkohësisht janë fuqizuar ekonomikisht, si dhe kanë pushtuar/diktuar emërimet në pozicionet kyçe të qeverisjes së vendit”, thuhet në deklaratë.

Në reagimin e tij, Bardhi i kërkoi SPAK të hetonte lidhjet e këtij grupi të krimit të organizuar me politikën. Duke iu rikthyer përplasjeve të dhunshme në fushatën elektorale të vitit 2021 në Elbasan, Bardhi tha se anëtarët e grupit ishin denoncuar edhe atëherë nga Partia Demokratike si pjesë e stafit të Partisë Socialiste në fushatë.

“Çfarë po bëhet me kallëzimin e depozituar nga PD për këtë qëllim që në 7 Prill 2021, ku secili prej tyre ka qenë i indentifikuar me emër dhe mbiemër? Vetëm përgjigja e shpejtë ndaj këtyre pyetjeve do ta bënte të besueshëm hetimin e SPAK, duke na treguar të gjithëve se ky hetim nuk është detyrim me përcaktim i agjencive ligj zbatuese të huaja, por arritje e pjekurisë institucionale të prokurorisë së posaçme”, theksoi Bardhi.

Opozita akuzon anëtarët e këtij grupimi se u përfshinë në fushatën elektorale në vitin 2021 dhe se po ashtu u përfshinë në përplasjen me armë që solli vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve. PD akuzoi anëtarët e grupit se ishin përfshirë në blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste gjë që rezultoi në një përplasje fatale. Hetimet e prokurorisë mbi vrasjen gjetën se policia nuk veproi dhe tentoi të manipulonte ngjarjen./BIRN/

 

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme