Politika 27 November 2024, 11:48 Nga VNA

Avokati i Berishës: Vendimi i ekzekutueshëm që sot. SPAK-u i ka hipur një kali së prapthi

Ndaje në Whatsapp
Avokati i Berishës: Vendimi i ekzekutueshëm që sot. SPAK-u i ka

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur sot heqjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj ish-kryeministrit dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Lajmin e konfirmoi avokati i tij, Genc Gjokutaj, i cili deklaroi se Berisha tashmë është i lirë dhe pa asnjë masë sigurimi ndaj tij.

“Vendimi është absolutisht i ekzekutueshëm. Nga sot, z. Berisha është i lirë dhe pa asnjë masë sigurimi,” tha Gjokutaj.

Nuk mungoi një mesazh për Prokurorinë e Posaçme. “SPAK-u le të bëjë çfarë të dojë, SPAK-u duhet të ulë kokën dhe të shikojë se çfarë ka bërë, të kthehet në retrospektivë. I ka hipur një kali së prapthi, do të shikoni më tutje se çfarë do të ndodhë. Vendimi absolutisht është i ekzekutueshëm që nga sot. Sot është i lirë. Mos u mërzisni pse u lirua”, tha Gjokutaj.

Avokati sqaroi se Prokuroria kishte kërkuar që Berisha të mbetej në arrest shtëpie, por Gjykata konstatoi se nuk ekzistonin më kushtet dhe kriteret për vijimin e kësaj mase. Ai shtoi se procesi ndaj Berishës mbetet ende në fazën e hetimeve paraprake.

“Mos harroni që jemi në fazën e kërkimit paraprak. Gjykata Kushtetuese dhe qëndrimi i Strasburgut kanë një rol determinant në këtë proces, i cili, sipas nesh, është kryekëput politik,” përfundoi Gjokutaj.

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme