Kronika 25 October 2024, 09:53 Nga VNA

Privilegjet e blogereve/ Arratisja dhe rikthimi pa faj i motrave Berisha

Ndaje në Whatsapp
Privilegjet e blogereve/ Arratisja dhe rikthimi pa faj i motrave Berisha

Rasti i motrave Berisha, Antonela dhe Mariela, që u vetëdorëzuan pasi kaluan dy muaj të arratisura në Dubai pas një incidenti të dhunshëm, ngre disa pyetje shqetësuese mbi fuqinë dhe paprekshmërinë që disa figura publike në Shqipëri duket se kanë fituar.

Motrat Berisha u shpallën në kërkim për sulmin brutal ndaj Klea Prengës.

Periudha dy mujore e arratisë së tyre nuk ngjalli as ndjenjën më të vogël të pendesës apo reflektimit, por u shfrytëzua për pushime në një prej destinacioneve më luksoze si Dubai. Ky “pushim arratisjeje” i dha të dyjave mundësinë të shijojnë jetën e luksit dhe  kur morën sigurinë se ligji nuk do t’i prekë u vetëdorëzuan sikur të mos kishin bërë asnjë gabim.

Rikthimi i Antonelës në Tiranë dhe pritja e ngrohtë që ajo mori nga ndjekësit dhe miqtë e saj, me buqeta lulesh dhe mbishkrime si “Mirë se u ktheve, bisha,” vetëm thellojnë indinjatën e opinionit publik. Ndërkohë që viktima e dhunës, Klea Prenga, mbetet e traumatizuar nga sulmi, motrat Berisha duken të vendosura për të vazhduar jetën pa u ndëshkuar, me ndjekës që u mbështesin dhe ndoshta edhe i shohin si modele force.

Në një shoqëri ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit duket se "blogeret" kanë fituar privilegje publike

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme