Kronika 24 Tetor 2024, 10:53 Nga VNA

Pjesëmarrja në organizatë kriminale/ Shkon për gjykim Fatjon Murati

Ndaje në Whatsapp
Pjesëmarrja në organizatë kriminale/ Shkon për gjykim Fatjon
Në kërkim për një sërë veprash penale nga pjesëmarrja në organizatë kriminale tek trafikim i lëndëve narkotike, Prokuroria Tiranë çon në gjyq shtetasin Fatjon Murati. Murati ishte shënjestër e atentatit në lokalin e tij në Don Bosko ku u vra aksidentalisht Mimoza Paja, 60 vjeçarja që punonte si banakiere.     Njoftimi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq të pandehurin, shtetasin F.M. për veprën penale të ‘Pastrim të produkteve të veprës penale apo përfshirjes në veprimtari kriminale’ parashikuar nga neni 287/a i Kodit Penal.

Nga tërësia e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak për procedimin penal nr.2600/2018, rezultoi e provuar se, ky shtetas, me anë të pasurisë (para cash) tëkrijuar nga veprimtaria e kundraligjshme e vjedhjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike të zhvilluar në Itali, për periudhën 2014-2015, ka investuar në pasuri tëpaluajtshme dhe të luajtshme, duke i transferuar ato nëemër të familjarëve të tij (nënës dhe vëllezerve) me qëllim mbulimin e origjinës së tyre dhe për të shmangur çdo pasojë juridike të mëtejshme mbi këto prona.

Konkretisht;

- Njësi, kati nëntokë në objekt 6 katësh, sipërfaqe 317 m2, adresë Albanopoli, Tiranë në pronësi të nënës;
- Automjet Citroen;
- Automjet Mercedes Benz; dhe
- Automjet Daimler.

Këto pasuri në emër të nënës dhe 3 automjetet në emër tësubjektit dhe vëllezërve nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme të realizuara prej tyre.

Sa më sipër, nga hetimet paraprake rezulton e provuar se ka të dhëna të mjaftueshme që të krijojnë bindjen se i pandehuri F.M., ka konsumuar plotësisht elementët e figures së veprës penale të parashikuar nga neni 287/a i K.Penal. Në materialin referues thuhej se shtetasi F.M. nëbashkëpunim me gjashtë persona të tjerë, vepronin si pjesë e një organizate kriminale, të arrestuar nga policia italiane, fillimisht me tendencë vjedhje dhe pas e kanë zgjeruar aktivitetin e tyre kriminal, duke përfshirëedhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Shtetasi F.M. është aktualisht i kërkuar nivel kombëtarpër evazion në vitin 2015, ‘pranimin e mallrave tëvjedhura’, posedim abuziv armëve’, ‘Pjesëmarrjes krimedhe përTrafikim lëndëve narkotike’.

Video

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një video të shkatërrimit të një tuneli nëntokësor të Hezbollahut që ishte mbi 140 metra i gjatë. Shkatërrimi ndodhi mëngjesin e së enjtes duke përdorur më shumë se 24 tonë eksplozivë. Tuneli nëntokësor ndodhej në zonën Ras Binda në Libanin jugor.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme