Kronika 24 October 2024, 20:10 Nga VNA

Magazina me drogë në Korçë/ Gratë e përpunonin lëndën narkotike, deri tani 6 të arrestuar

Ndaje në Whatsapp
Magazina me drogë në Korçë/ Gratë e përpunonin

Një operacion policor i zhvilluar ditën e sotme në Korçë ka çuar në zbulimin e një magazine me drogë. Gjatë aksionit, janë arrestuar 6 persona, mes të cilëve edhe gra që nuk banojnë në Korçë. Ato u kapën në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike.

Sipas informacioneve, kjo magazinë shërbente si një vend dytësor, ndërsa dyshohet se kishte një lokacion tjetër jashtë Korçës ku lënda dërgohej para se të dilte në treg për shitje. Sasia e drogës që është sekuestruar po peshohet dhe dyshohet se është në sasi të konsiderueshme.

Ky aksion ka ardhur pas një hetimi disa javor dhe pritet që të arrestohen edhe persona të tjerë të lidhur me këtë aktivitet të paligjshëm. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj rrethane.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme