Politika 7 November 2025, 17:04 Nga VNA

Thirrjet për lirimin e Veliajt dhe dilema që ka kapluar Ramën

Ndaje në Whatsapp
Thirrjet për lirimin e Veliajt dhe dilema që ka kapluar Ramën

Deklaratat e fundit të Kryeministrit Edi Rama, ku ai kërkon që Erion Veliaj të lirohet nga burgu me argumentin se “Tirana nuk mund të mbetet pa kryetar”, duket paksa hipokrite. Kjo deklaratë vjen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi iniciativën e tij për ta shkarkuar Veliajn nga kryebashkiak dhe në një moment kur Veliaj ende është nën hetim nga SPAK. Gjithashtu, vetë Rama ishte ndër të parët që e distancoi politikisht, duke e lënë të vetëm përballë drejtësisë pas akuzave për korrupsion. Ky ndryshim i papritur qëndrimi e vendos kryeministrin në një pozitë kontradiktore dhe ngre pikëpyetje mbi arsyet e vërteta të këtij reagimi.

Nga diskursi politik, deklarata e Ramës mund të interpretohet si një përpjekje për të ruajtur imazhin e tij si lider që nuk i braktis bashkëpunëtorët në momente të vështira. Pas një periudhe gjatë së cilës e la Veliajn të përballej i vetëm me drejtësinë, Rama tani duket se po kërkon të dërgojë një mesazh të kundërt, se ai është i gatshëm të ndërhyjë në mbrojtje të njerëzve të tij. Megjithatë, kjo lëvizje krijon perceptimin se ka të bëjë më shumë me menaxhimin e perceptimit publik sesa me deklaratë sinqertë.

Kjo situatë komplikohet edhe më shumë nga fakti se në qendër të hetimeve të SPAK është vënë edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, tashmë e pandehur nga SPAK. Kjo e ka vendosur Edi Ramën në një pozitë shumë të ndërlikuar, nga njëra anë, bashkëpunëtorët e tij më të afërt po i merr drejtësia një e nga një; nga ana tjetër, ai duhet të ruajë të njëjtin standard në raport me secilin prej tyre. Nëse për Veliajn ai u shfaq i kujdesshëm, duke e lënë në duart e drejtësisë, për Ballukun duket se situata është më delikate, jo vetëm për shkak se është bashkëpunëtorja e tij më e afërt, por ndoshta edhe nga frika se dosja e saj mund të përmbajë elementë që mund të shkojnë shumë lartë.

Ndaj, Rama ndodhet përballë një dileme të qartë, ta ruajë imazhin e një lideri që respekton pavarësinë e drejtësisë, apo të mbrojë bashkëpunëtorët e tij politikë për të shmangur edhe idenë se po i lë në fatin e tyre pasi drejtësia vepron dhe për të shmangur frikën e një përçarjeje brenda Partisë Socialiste. Me Ballukun, ai nuk është parë aq komod sa me Veliajn, dhe kjo tregon se jo të gjithë janë të barabartë përballë mbështetjes së kryeministrit. Duke qenë se dosja e Ballukut mund të nxjerrë në pah të dhëna të tjera që prekin më gjerë qeverinë, Rama po e menaxhon këtë situatë me kujdes të shtuar.

Në këtë panoramë, retorika e re e Ramës, ajo që përpiqet të tregojë se ai “nuk i lë më në baltë bashkëpunëtorët e tij”, mund të shihet si një përpjekje për të rindërtuar besimin brenda strukturave të partisë dhe për të ruajtur balancën e pushtetit në prag të zhvillimeve të reja që mund të sjell veprimi i SPAK. Duke e kthyer Veliajn nga “i lënë në dorë të drejtësisë” në “njeri që duhet mbrojtur për të mirën e qytetit”, Rama duket se synon të dërgojë mesazh tek të tjerët brenda partisë: kush është i afërt me mua, nuk do të lihet i vetëm. Por në thelb, ky qëndrim tregon më shumë për vështirësitë që po përballet qeveria në raport me drejtësinë, sesa për ndonjë akt të sinqertë solidariteti.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme