Politika 7 November 2025, 16:51 Nga VNA

Veliaj shndërron vendimin e Kushtetueses në fushatë propagande, nga fishekzjarret tek VIP-at që garojnë kush e mbështet i pari

Ndaje në Whatsapp

Veliaj shndërron vendimin e Kushtetueses në fushatë propagande,
Edhe pse ende nuk dihet se cili do të jetë fati i tij përballë drejtësisë, Erion Veliaj po përpiqet ta kthejë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në një fitore personale. Në të vërtetë, vendimi nuk kishte të bënte me pafajësinë apo qëndrimin e tij moral në detyrë, por me rrëzimin e dekretit absurd të Presidentit dhe qeverisë që tentuan ta shkarkonin në kundërshtim me ligjin.

Por si një profesionist i propagandës, Veliaj edhe këtë vendim e ka kthyer në spektakël. Nga fishekzjarret pranë burgut në momentin kur u dha vendimi, te titujt bombastikë të mediave që e shfaqnin si “fitore”, e deri tek reagimet e sotme në rrjetet sociale, gjithçka është përdorur për të ndërtuar narrativën e “fitimtarit”.

Në postimin e tij në Instagram, ku reagoi për herë të parë pas vendimit të Kushtetueses, nuk munguan komentet mbështetëse nga disa emra të njohur të showbizit. Reperi Noizy shkruan “Let’s gooo”, apo Ermal Mamaqi vendos një emoji zemre, ndërsa të tjerë e quajnë me përkëdheli “Lali” e me emoji suporti.

Veliaj shndërron vendimin e Kushtetueses në fushatë propagande,

Të verbuar nga privilegjet dhe favoret që Veliaj nuk është kursyer ndaj tyre, këta VIP-a duket se nuk duan ta dinë se bëhet fjalë për një kryebashkiak të akuzuar për korrupsion dhe abuzim me taksat e qytetarëve.

Ndërsa Veliaj, në vend që të fokusohet tek akuzat që duhet të japë llogari, nuk shkëputet nga rruga që njeh më mirë, propaganda. Drejtësia ende nuk është shprehur përfundimisht për të, dhe në rast se akuzt ndaj tij provohen, ato mund të sjellin dhe fundin e tij politik. Atëherë dhe VIP-at që sot i rrinë gatitu në çdo postim që propaganda e Veliajt u kërkon komente, me gjasë do ta harrojnë përgjithmonë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme