Politika 7 November 2025, 14:56 Nga VNA

Falja e borxheve dhe marrëveshja fiskale, taktika e Ramës për të fituar vota para zgjedhjeve të pjesshme?

Ndaje në Whatsapp
Falja e borxheve dhe marrëveshja fiskale, taktika e Ramës për

Falja e borxheve dhe lehtësimet fiskale të prezantuara nga kryeministri Edi Rama duket se nuk janë thjesht një masë për të lehtësuar bizneset, por edhe një instrument politik për të fituar favor në prag të zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen në pesë bashki. Prezantimi i kësaj nisme vetëm pak ditë para procesit zgjedhor ngre dyshime se qeveria po synon të mobilizojë bizneset dhe qytetarët e prekshëm nga detyrimet tatimore, duke përdorur faljen e borxheve si një mjet për të mbledhur vota.

Rama tha se gati 507 milionë euro detyrime tatimore dhe doganore të krijuara deri në 31 dhjetor 2014 do të fshihen, përveç sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për periudhën 2015–2019, borxhet do të falen pjesërisht, në këmbim të pagesës së një pjese të detyrimit.

Për bizneset e mëdha, projektligji i quajtur “Marrëveshja e Paqes Fiskale” parashikon një mundësi të veçantë: ata mund të korrigjojnë deklaratat e të ardhurave, duke shtuar fitime që nuk i kishin deklaruar më parë, dhe të shmangin kontrollet tatimore për periudhën e marrëveshjes.

Megjithatë, fakti që kjo masë vjen në prag të zgjedhjeve të pjesshme e shton dimensionin politik të saj. Përveç përfitimeve fiskale, koha që ka zgjedhur që kryeministri ta bëjë publike, sugjeron se qeveria po përdor këtë iniciativë për të ndikuar në perceptimin e biznesit dhe qytetarëve, për të fituar mbështetje për zgjedhjet e pjesshme që do mbahen të dielën.

Pra, ndërsa masat mund të sjellin lehtësim real për borxhet e biznesit, prezantimi i tyre në këtë moment politik duket se shërben njëkohësisht edhe si një instrument për mobilizim votuesish, duke ngritur pyetje mbi motivet reale të kohës së ndërmarrjes së këtyre masave.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme