Politika 7 November 2025, 13:42 Nga VNA

Tirana pa kokë, por me busull. Ç’po ndodh mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt?

Ndaje në Whatsapp

Tirana pa kokë, por me busull. Ç’po ndodh mes Edi Ramës
Gjatë ditës, kryeministri Edi Rama u shpreh se pret që Gjykata Kushtetuese ta kthejë Erion Veliajn në detyrë “për të drejtuar qytetin pa kokë”. Një mesazh i qartë politik, por edhe personal, që vjen në një moment kur raportet mes dy njerëzve dikur më të afërt të Partisë Socialiste duken të ngrira.

Ndërsa Rama e kërkonte Veliajn jashtë për të “shërbyer Tiranës”, Veliaj, në “pusullën” e tij nga qelia, zgjodhi të mos e përmendte fare kryeministrin. Ai falënderoi popullin, drejtësinë, madje edhe “busullën e shtetit” — por jo njeriun që deri dje i qëndronte në krah në çdo betejë.

Tashmë duket se rolet janë përmbysur. Rama, që dikur dukej se kishte braktisur Veliajn në mes të stuhisë, kërkon një dritë shprese nga i njëjti njeri që dikur i shërbente si nënshkrim i bindjes politike. Veliaj, nga ana tjetër, po përpiqet të tregojë se mund të mbijetojë edhe pa “ombrellën” e kryeministrit.

A po shkriheshin akujt mes tyre sot, apo gjithçka ishte pjesë e një loje të njohur për të ruajtur pushtetin, secili në mënyrën e vet?
Në Shqipërinë politike, miqësitë zgjasin sa deklaratat publike — dhe sot, të dy folën, por për herë të parë, jo për njëri-tjetrin.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme