Politika 19 February 2026, 15:53 Nga VNA

Nostalgjia selektive dhe banalizimi i parlamentit. Jozefina Topallin e merr malli për Arta Daden për të mundur Zegjinenë

Ndaje në Whatsapp

Nostalgjia selektive dhe banalizimi i parlamentit. Jozefina Topallin e merr

Në përpjekje për t’i dalë në krah Gazment Bardhit pas shkëmbimit të batutave me Zegjine Caushin, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk e fshehu nostalgjinë për kohën kur – sipas saj – përballë kishte Fatos Nanon, Dritëro Agollin apo Arta Daden.

Në një krahasim të pavend, zonja Topalli arriti të veçojë “vlera” në PS, duke harruar se të njëjtët emra, në kohën kur ishin në parlament, nuk kursenin as përçmimin dhe as ashpërsinë ndaj Partisë Demokratike. Janë po ata që nuk njohën kurrë krimet e komunizmit dhe përfaqësonin një parti që e ka prejardhjen nga formacioni i Enver Hoxhës. Po ajo parti që në vitet ’90 dhe deri në vitin 2005 u akuzua për abuzime të rënda, përfshirë edhe manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2001 dhe atyre lokale të vitit 2003.

Por në ethet për të mposhtur “Zegjinenë”, duket se PD ka rënë në kurthin që vetë ka ngritur ndër vite. Edhe në selinë blu nuk janë më deputetët që bënin opozitë dinjitoze dhe luftarake. Nëse PS ka zgjedhur Zegjinenë si figurë për PR, në PD ka po deputetë të të njëjtit nivel, që flasin e bëjnë politikë me të njëjtën gjuhë. Për më tepër, të zgjedhur me të njëjtat kritere klienteliste që kritikohet deputetja e Fierit.

Për të mos u dukur e barabartë në këtë rënie të standardit, Jozefina Topalli zgjedh nostalgjinë për një kohë kur PS ishte, në thelb, po kjo që është sot – ndoshta më pak banale në formë, por me të njëjtën logjikë pushteti. Problemi është se përballë nuk ka më një opozitë që ngrihet mbi nivelin e kundërshtarit. Ka një parti të shndërruar edhe ajo në banale, për shkak të mungesës së figurave dinjitoze dhe përfaqësimit të saj më të lartë politik me Flamur Nokën.

Në fund, nuk është çështje nostalgjie. Është çështje standardi. Dhe standardi ka rënë në të dy anët e sallës.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme