Politika 19 February 2026, 11:21 Nga VNA

Braçe kërcënon me kallëzim penal Tatimet dhe AKU, kritika për Ministren e Arsimit

Ndaje në Whatsapp
Braçe kërcënon me kallëzim penal Tatimet dhe AKU, kritika

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka paralajmëruar se do të depozitojë kallëzim penal ndaj Drejtorisë së Tatimeve dhe institucioneve të tjera shtetërore, të cilat sipas tij nuk kanë respektuar afatet ligjore për kthimin e përgjigjeve ndaj kërkesave për informacion.

Braçe bëri me dije se më 2 shkurt ka depozituar një kërkesë për seancë pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje, ndonëse – sipas tij – ka kaluar afati maksimal trejavor që parashikon Rregullorja e Kuvendit.

Ai ngriti shqetësimin edhe për situatën në shkollën “Edit Durham”, e cila, megjithëse ka përfunduar, ende nuk është vënë në funksion. Sipas Braçes, për shkak të kësaj situate, rreth 1700 nxënës zhvillojnë mësimin në turnin e dytë.

Deputeti socialist kritikoi gjithashtu mënyrën se si menaxhohet koha në Kuvend, duke theksuar se çështjet e rëndësishme trajtohen “me racion”, ndërsa koha shpërdorohet për tema jashtë rendit të ditës.

Braçe shtoi se ka një seri kërkesash për marrje informacioni drejtuar Tatimeve dhe AKU-së, për të cilat – sipas tij – janë ezauruar të gjitha afatet ligjore pa marrë përgjigje. “Do të shkojmë drejt një kallëzimi penal për të marrë informacionin,” deklaroi ai.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme