Politika 19 February 2026, 15:27 Nga VNA

Bardhyl Kollçaku pritet të emërohet ambasador i Shqipërisë në NATO, nën hijen e shkarkimit nga Meta dhe hetimit të SPAK

Ndaje në Whatsapp

Bardhyl Kollçaku pritet të emërohet ambasador i

Bardhyl Kollçaku pritet të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë pranë NATO-s, në një lëvizje që rikthen në diplomacinë e sigurisë një figurë të debatueshme të Forcave të Armatosura.

Kollçaku ka mbajtur postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura deri në vitin 2019, kur u shkarkua nga Presidenti i asaj kohe, Ilir Meta. Shkarkimi u shoqërua me përplasje institucionale dhe debate publike mbi kompetencat kushtetuese të Presidentit dhe qeverisë në raport me drejtimin e ushtrisë.

Emri i tij është përmendur edhe në hetimet e nisura nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), lidhur me çështjen e portit të Limionit në Sarandë. Hetimet janë fokusuar në procedurat dhe vendimmarrjen institucionale për përdorimin e këtij porti, ndërsa nuk ka ende një vendim përfundimtar nga organet e drejtësisë.

Emërimi i Kollçakut në selinë e NATO në Bruksel vjen në një moment delikat për sigurinë rajonale dhe për rolin e Shqipërisë në Aleancë. Shqipëria është anëtare e NATO-s që prej vitit 2009 dhe përfaqësimi në këtë nivel konsiderohet një nga postet më të rëndësishme diplomatike të vendit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme