Politika 19 February 2026, 07:29 Nga VNA

Grida Dume në sulm për mbrojtjen e Ergys Agasit: Maks Haxhia e Ervin Karamuço sulmojnë SPAK, relativizojnë akuzën për grup të strukturuar kriminal

Ndaje në Whatsapp
Grida Dume në sulm për mbrojtjen e Ergys Agasit: Maks Haxhia e Ervin

SPAK ka lëshuar një urdhër arresti ndaj Ergys Agasit, i dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në dosjen që lidhet me AKSHI-n. Por mbrëmjen e djeshme, në studion e “Top Story”, nën dirigjimin e Grida Dumes u ndërtua një linjë e qartë mbrojtjeje publike për të, nga avokati Maks Haxhia dhe pedagogu i kriminalistikës Ervin Karamuço.

Haxhia, vuri në pikëpyetje vetë ekzistencën e “grupit të strukturuar kriminal”, duke argumentuar se rrëzimi i këtij elementi do ta nxirrte çështjen jashtë kompetencës së SPAK dhe do ta kalonte në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm. Sipas tij, Agasi “nuk ka kompani në fushën e AKSHI-t” dhe “nuk ka marrë pjesë në tendera”, ndërsa provat e përmendura – filmime me sekonda dhe takime me ministra e deputetë – nuk përbëjnë, në vetvete, vepër penale.

“Kam 45 vite në jurisprudencë dhe nuk kam dëgjuar që të takosh një person është vepër penale”, u shpreh Haxhia, duke shtuar se SPAK ose është i paaftë në këtë çështje, ose ka dalë jashtë funksionit të tij procedural dhe po luan rol dominues në politikë.

Nga ana tjetër, Ervin Karamuço që shfaqet nëpër ekrane si profesor theksoi nevojën për ekspertizë të plotë përpara urdhrave të arrestimit, duke ngritur pikëpyetje mbi provat konkrete dhe duke përmendur një tjetër pretendim të bërë në media për ekzistencën e një grupi të strukturuar brenda vetë sistemit të tenderave, që do të kishte operuar “nën hundën” e drejtuesve përkatës. Ai theksoi se “asnjë kallëzim nuk është finalizuar”, duke e cilësuar këtë si problem të hetimit efektiv.

Në thelb, mbrojtja publike e artikuluar në studio synonte të zhvendosë debatin: nga thelbi i akuzës për grup të strukturuar kriminal dhe ndikim në tendera, tek procedura, kompetenca dhe interpretimi i provave.

Ndërkohë, heshtja zyrtare mbi detajet e plota të dosjes lë hapësirë për interpretim publik, por pyetja thelbësore mbetet: a janë këto vetëm takime dhe fragmente filmimesh të shkëputura, apo pjesë e një mozaiku më të gjerë provash që do të testohen në gjykatë? Per këtë asnjë nga 3 avokatët e mbrëmshëm të Agasit nuk kishin gjë për të thënë. Ndërsa avokati zyrtart i tij nuk dha përgjigje se përse klienti i tij nuk u kthye të paraqitej në SPAK pasi vetë Haxhia deklaronte para pak javësh së : Agasi kishte shkuar të firmoste një kontratë dhe do kthehej në Shqipëri.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme