Politika 6 November 2025, 10:54 Nga VNA

Nga “pse të mos jetojnë bashkë?” te “kërcënimi ndaj familjes”

Ndaje në Whatsapp

Nga “pse të mos jetojnë bashkë?” te

Ka kaluar më shumë se një dekadë që nga ai takim i qetë në Kryeministri, kur dy aktivistë të rinj të komunitetit LGBT hynin për t’u takuar me Sali Berishën. Ai i priti me kujdes, i dëgjoi deri në fund dhe madje foli për ta me një ton që sot do të tingëllonte i pazakontë.

“Për çfarë arsye ata s’duhen lejuar të jetojnë me njëri-tjetrin?”, pati thënë Berisha, duke shtuar se homoseksualiteti është “i lashtë sa njerëzimi” dhe se çdo njeri duhet të ketë të drejtën të jetojë i lirë orientimin e vet.

Në atë kohë, ai dukej se e kuptonte se ndryshimi nuk mund të ndalej me ligje, as me fjalime moralizuese. “Ky është një akull që duhet thyer”, u pati thënë të rinjve që i kërkonin mbështetje. Dhe me atë ton paternalist, por i moderuar, që e karakterizonte, i inkurajoi të mos dorëzoheshin përballë paragjykimeve.

Por koha ecën, pushteti ndërrohet dhe fjalët — si duket — kanë jetë më të shkurtër se kujtesa. Sot, në të njëjtën sallë, i njëjti Sali Berisha flet për “rrezikun ndaj familjes shqiptare” dhe për “shkatërrimin e vlerave tradicionale”. Tani projektligji për barazinë gjinore është “ideologji e ekstremit të majtë”, ndërsa liritë që dikur i quante “të drejtë njerëzore” janë bërë “kërcënim kombëtar”.

Në mes të dy Berishëve që flasin për dashurinë dhe familjen, nuk ka ndryshuar as Shqipëria e as komuniteti që kërkon të jetojë i lirë — ka ndryshuar vetëm pozicioni i tij në pushtet. Dikur, një kryeministër që fliste për thyerjen e akullit. Sot, një lider opozite që mban rojen e tij.

Historia politike shqiptare e ka këtë zakon: ndryshimet më të mëdha ndodhin gjithmonë në fjalime — por asnjëherë në mendje.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme