Politika 6 November 2025, 10:21 Nga VNA

“Shkatërron familjen”, Berisha kundër projektligjit për barazinë gjinore, i përgjigjet edhe ambasadorit të BE

Ndaje në Whatsapp

“Shkatërron familjen”, Berisha kundër projektligjit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sot para Kuvendit kundër projektligjit për barazinë gjinore, duke e cilësuar atë si një nismë që “rrezikon të shkatërrojë familjen shqiptare dhe vlerat tradicionale”. Sipas Berishës, projektligji është i ndërtuar mbi “ideologjinë e ekstremit të majtë” dhe bie ndesh me kushtetutën, kodet ligjore dhe trashëgiminë mijëvjeçare të vendit.

“Kjo nismë çon drejt shkatërrimit të familjes, themelit të shoqërisë. Është një ligj që përmbys vlerat dhe penalizon ata që mbrojnë familjen. Në emër të përafrimit me direktivat europiane, po bëhet një mashtrim i madh. Ky ligj na çon drejt totalitarizmit, i ngjashëm me atë që shpalli Shqipërinë shtet ateist”, tha Berisha.

Kreu i PD pati një mesazh edhe për ambasadorin e BE në Tiranë, i cili ka kërkuar që të votohet ligji. Berisha u shpreh se opozita respekton orientimin seksual të çdo individi, por kundërshton imponimin e standardeve të shumëfishta gjinore. Ndërsa i kërkoi ambasadorit të dalë t’u tregojë shqiptarëve se cila dirktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfisht gjinore.

“Ambasadorit të BE i them kaq unë. Zotëri, ne absolutisht respektojmë orientimin seksual të çdo njeriu. Por përpjekjet tuaja për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarte të përkatësisë të shumëfisht gjinore në diversitet të gjerë, përvç asaj binare, edhe i them këtu edhe në statusin tënd ti je binar. Ne nuk merremi me trajtimin, ka fëmij, ka pasur grua, ka marrë vendimet e veta mbrapa siç ka shpjeguar jetën personale se unë sdua të merem me jetën e tij personale fare. Le t’u thotë shqiptarëve cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfisht gjinore,” deklaroi ai.

Ndërkohë, përpara godinës së Kuvendit po zhvillohet një protestë e organizuar nga Koalicioni “Pro familjes dhe jetës”, kundër miratimit të këtij projektligji.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme