Politika 5 November 2025, 22:09 Nga VNA

Altin Dumani përgënjeshtron Berishën: Nuk e kam kërcënuar prokurorin Prençi, ka gjithë mbështetjen time

Ndaje në Whatsapp
Altin Dumani përgënjeshtron Berishën: Nuk e kam

Altin Dumani rrëzoi plotësisht akuzat e Sali Berishës, i cili është shprehur se kreu i Prokurorisë së Posaçme ka intimiduar prokurorin Dritan Prençin, për të mos vazhduar hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ai tha se asnjë nga deklaratat nuk është e vërtetë dhe se konfirmoi mbështetjen e plotë për Prokurorin Prençi, si dhe për të gjithë prokurorët e tjerë.

Në një intervistë në RTSH 1, Dumani theksoi se prokurorët e posaçëm janë "Zot" të çështjes së tyre, dhe si rrjedhojë puna e tyre nuk mund të diktohet, devijohet apo manipulohet.

"Nuk i komentoj deklaratat politike, por ajo që theksoj është kjo: prokurorët e posaçëm janë të pavarur, janë zot të çështjes. Si drejtues i SPAK kam ofruar për prokurorin e çështjes, për arsye konkrete, gjithmonë mbështetjen time, solidaritetin tim, sa herë ka qenë e nevojshme ndihma ime. Në rastin konkret asgjë nuk qëndron, nuk është e vërtetë. Prokurori Prenci ka mbështetjen time për këtë çështje dhe të tjerat", tha Dumani.

Njoftimin publik që SPAK bëri për të sqaruar arsyen e paraqitjes së vizitës së Ballukut në ambientet e prokurorisë Dumani e cilësoi konform çdo ligji, sa i përket anës proceduriale.

"Sa i takon informimit të publikut lidhur me çështjet që janë në hetim, ne jemi gjithmonë të kujdesshëm, pasi qëllimi kryesor është të ruajmë integritetin e hetimit, të mos e dëmtojmë. Nga ana tjetër, ne marrim në konsideratë edhe të drejtat e subjektit të akuzuar në proces. Njoftimi u bë ditën që subjekti u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, subjekti në fjalë. Ishte njoftim korrekt nga ana procedurale dhe i mjaftueshëm për publikun", tha Dumani.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme