Një prej projektligjeve më të debatueshme, për barazinë gjinore, pritet të marrë dritën jeshile në Parlamentin e Shqipërisë. Seanca nis në orën 10:00 dhe në qendër të rendit të ditës të kësaj seance të është projektligji për barazinë gjinore pritet të ngjallë sërish debate, pasi Partia Socialiste ka propozuar 22 amendamente që kufizojnë konceptin e gjinisë vetëm në “burrë” dhe “grua”, duke hequr termat “gjithëpërfshirës” dhe “diversitet gjinor”.
Por teksa në Parlament do miratohet ky projektligjiy shoqata në mbrojtje të familjes do protestojnë në kundërshtim të tij.
Gjithashtu në seancë janë parashikuar raportimet vjetore të disa institucioneve, projektligji për barazinë gjinore, si dhe votimi për anëtarët e Komisionit Rregullator në KQZ.
Zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së dështoi në seancën e kaluar, pasi opozita braktisi sallën, pas rrëzimit të kërkesës për ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet e 11 majit.
Në rend dite janë gjithashtu aktet normative për ndryshimet në buxhetin 2025 dhe për “Planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Gjithashtu raportime do të japin edhe disa institucione, përfshirë Kontrollin e Lartë të Shtetit, Departamentin e Administratës Publike, Komisionin e Prokurimit Publik dhe Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
RENDI I DITËS:
Në mbështetje të urdhrit nr. 31, datë 4.11.2025 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datës 27.10.2025 dhe 30.10.2025. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. (Në mbështetje të neneve 13, 15 dhe 17 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në kandidaturat e përzgjedhura nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shumicë e cilësuar votash për miratim)
4. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. (Në mbështetje të neneve 13, 15 dhe 17 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në kandidaturat e përzgjedhura nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shumicë e cilësuar votash për miratim)
5. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. (Në mbështetje të neneve 13, 15 dhe 17 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në kandidaturat e përzgjedhura nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shumicë e cilësuar votash për miratim)
6. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. (Në mbështetje të neneve 13, 15 dhe 17 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në kandidaturat e përzgjedhura nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të
7. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. (Në mbështetje të neneve 13, 15 dhe 17 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në kandidaturat e përzgjedhura nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
8. Raporti i veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2024. (Në mbështetje të nenit 164, pika 2 të Kushtetutës, nenit 31 të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, nenit 103 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu (jo më shumë se 20 minuta)
9. Raporti i veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2024. (Në mbështetje të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, si dhe nenit 103 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pireni (jo më shumë se 20 minuta.
10. Raporti i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2024. (Në mbështetje të nenit 32 të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, nenit 103 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Nënkryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, z. Fiorent Zguro (jo më shumë se 20 minuta)
11. Raporti i veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit për vitin 2024. (Në mbështetje të nenit 103 të Rregullores së Kuvendit dhe nenit 10, pika 2, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për
dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit, znj. Gentiana Sula (jo më shumë se 20 minuta)
Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
12.Akt normativ nr. 7, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
13. Akt normativ nr. 8, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit””. (Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
14.Akt normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim.
15.Akt normativ nr. 10 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim.
16.Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 158, të Kushtetutës, nenit 63, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
17.Projektligji “Për barazinë gjinore”. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
18.Projekligji “Për një shtesë në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
19.Projektvendimi “Për miratimin e raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, për mosngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, z. Bajram Begaj”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 112, pika 3, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
20.Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 64/2025 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektvendimit)
21.Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21/1 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektvendimit)
22.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)






















