Politika 19 February 2026, 20:28 Nga VNA

Matilda Shehu, ‘xhevahiri’ i ri i Bordit të BSH në një familje që prodhon sekretarë të përgjithshëm dhe drejtorë bordesh

Ndaje në Whatsapp
Matilda Shehu, ‘xhevahiri’ i ri i Bordit të BSH në

Në listën e kandidatëve të Bordit të Bankës së Shqipërisë që pritet të votohet në seancën e sotme, shkëlqen si xhevahir nepotizmi emri i Matilda Shehut. Në pamje të parë kur lexojmë CV-ja e saj gjithçka duket në perfeksion. Një karrierë mbi 20-vjeçare në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, si dhe në universitete të tjera private, si lektore dhe kërkuese. Në vijim, lista pasurohet me detyrën e anëtares së Bordit Drejtues të Posta Shqiptare sh.a. dhe të anëtares së Komitetit të Provimeve Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit në Bordin e Mbikëqyrjes Publike.

Në letër, gjithçka është në rregull. Akademi, borde, komitete. Një profil i kuruar, institucional, serioz.

Por ajo që nuk shkruhet në CV zyrtare dhe që qartas e ka çuar zonjën Shehu në listën e kandidatëve të sigurt është fakti që ajo i përket një familjeje që prodhon anëtarë bordi dhe sekretarë të përgjithshëm për qeverinë e PS. Dhe kjo nuk është një metaforë letrare.

Bashkëshorti i saj, Ismail Shehu, është Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë që nga koha kur ministria drejtohej nga Ulsi Manja.

Vëllai i saj, Saimir Tola, është Drejtor i Bordit të AMF-së.

Një familje me përfaqësim të qëndrueshëm në majat e administratës. Thuajse një model biznesi: prodhim konstant postesh në borde dhe sekretariate.

Së fundi, Edi Rama deklaroi se do të luftojë nepotizmin dhe do të krijojë një komision etike. Fjalia tingëllon bukur në konferencë shtypi. Problemi është se realiteti vazhdon të jetë më kreativ se propaganda.

Sepse çështja nuk është nëse Matilda Shehu ka apo jo kualifikime. Çështja është standardi. Kur të njëjtat mbiemra qarkullojnë në të njëjtat institucione, kur bordet duken si zgjerim i trungut familjar, atëherë komisionet e etikës ngjajnë më shumë me dekor sesa me filtër.

Dhe në fund mbetet një pyetje e thjeshtë: a kemi të bëjmë me meritokraci, apo me një sistem ku mbiemri është kapitulli më i rëndësishëm i CV-së?

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme