Politika 19 February 2026, 16:37 Nga VNA

Ushtria shqiptare në Gaza? Trump jep lajmin në takimin e parë të Bordit të Paqes

Ndaje në Whatsapp

Ushtria shqiptare në Gaza? Trump jep lajmin në takimin e parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar angazhimin e trupave ushtarake në Rripin e Gazës, në kuadër të një iniciative të re ndërkombëtare të quajtur “Bordi i Paqes”.

Gjatë takimit të parë të këtij bordi, Trump bëri të ditur se, përveç Shqipërisë dhe Kosovës, edhe Kazakistani është shprehur i gatshëm të kontribuojë me trupa për stabilizimin e situatës në Gaza. Sipas tij, disa prej vendeve pjesëmarrëse kanë ofruar gjithashtu trajnime për forcat e policisë palestineze.

“Shqipëria, Kosova, Kazakistani – të gjitha kanë premtuar trupa për të stabilizuar Gazën. Kanë ofruar trajnime për forcat e policisë palestineze. Pa mendoni, kemi paqe në Lindjen e Mesme. Më parë nuk imagjinohej. Të gjithë kemi një vizion për t’i dhënë fund ekstremizmit dhe terrorit,” u shpreh presidenti amerikan.

Ai shtoi se Irani nuk mund të vazhdojë të kërcënojë stabilitetin e rajonit të Lindjes së Mesme, duke theksuar se “Bordi i Paqes” synon të sjellë më pak retorikë dhe më shumë veprim konkret në terren.

Trump bëri gjithashtu të ditur se Shtetet e Bashkuara do të kontribuojnë me 10 miliardë dollarë për këtë iniciativë, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt stabilizimit afatgjatë të rajonit.

“Bordi i Paqes ka dëshmuar se zbaton zgjidhje. Ne kemi arritur të dalim me zgjidhje. Më pak fjalë dhe më shumë veprim. E ardhmja më e mirë mund të ndërtohet duke nisur nga këtu. SHBA do të japë kontribut prej 10 miliardë dollarësh për Bordin e Paqes,” deklaroi ai

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme