Politika 19 February 2026, 19:22 Nga VNA

Apeli lë në fuqi pezullimin e Mabco-s, Pacolli përjashtohet nga administrimi i Aeroportit të Vlorës

Ndaje në Whatsapp
Apeli lë në fuqi pezullimin e Mabco-s, Pacolli përjashtohet nga

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi këtë të enjte të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila kishte përjashtuar kompaninë Mabco nga e drejta e votës dhe administrimit në shoqërinë koncesionare “Vlora International Airport”. Sipas këtij vendimi, Behgjet Pacolli është përjashtuar nga administrimi i aeroportit të Vlorës deri në gjykimin në themel të konfliktit mes tij dhe Valon Ademit të “2A Group”.

Përplasja mes dy aksionerëve të aeroportit të Vlorës nisi pasi kompania e Pacollit, Mabco S.A., kishte marrë një kredi prej 100 milionë eurosh nga një fond investimesh në Luksemburg, i quajtur “Delphos Compartment Bernina”, ndërsa fluksi i të ardhurave nga Aeroporti i Vlorës ishte lënë peng në favor të këtij fondi.

Duke akuzuar Pacollin se kishte vepruar në keqbesim dhe në kundërshtim me ligjin, Ademi kërkoi pezullimin e së drejtës së votës së Mabco-s, derisa çështja të shqyrtohej në themel. Gjykata e Tiranës e pranoi këtë kërkesë, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli.

Sipas Apelit, veprimet juridike me kontratën “Delphos” rrezikojnë hapur interesat publike dhe ato të ortakut Ademi.

Ndërkohë, teksa aksionerët përplasen mes tyre, punimet për ndërtimin e aeroportit duket se nuk do të përfundojnë sipas afateve të kontratës. Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës, bazuar në kallëzimet e ndërsjella të aksionerëve, po heton për disa vepra penale.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme