Politika 9 Nëntor 2025, 21:01 Nga VNA

Kur një letër e dyshimtë bëhet armë/Skenari i errët pas goditjes ndaj Asim Vokshit

Ndaje në Whatsapp
Kur një letër e dyshimtë bëhet armë/Skenari i

Sot një televizion kombëtar ka përmendur ekzistencën e një “letre” që, sipas pretendimeve të tij, përmban të dhëna të rënda për kandidatin për Gjykatën Kushtetuese, Asim Vokshi. Letra thuhet se i është dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) nga një prej agjencive shtetërore, por fakti që ajo po përflitet në media, përpara se të bëhej pjesë e një procesi zyrtar, e bën çështjen jo vetëm të dyshimtë, por edhe ligjërisht problematike.

Përpara se të zhytet në vorbullën e një thashethemi dhe interesave të dyshimta, çdokush duhet të informohet dhe të dijë se ligji për funksionimin e KED-së përcakton me saktësi hapat që ndiqen gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për organet e larta të drejtësisë.

Në fazën e parë, KED verifikon integritetin moral të çdo kandidati. Për këtë, i dërgon kërkesa institucioneve si SHISH, DSIK, Policia e Shtetit dhe të tjera, për të marrë informacion mbi mundësinë e shkeljeve ligjore, përfshirë lidhje të papërshtatshme apo çështje të sigurisë. Vetëm në këtë fazë këto institucione mund të dërgojnë materiale të tilla, dhe vetëm në përgjigje të kërkesës zyrtare të KED-së.

Nëse përgjigjet janë të pastra, kandidati kualifikohet. Pas këtij momenti, KED kalon në fazën e dytë – vlerësimin e aftësive profesionale – dhe nuk mund të rihapë fazën e integritetit moral. Ligji e ndalon shprehimisht që pas vendimit për kualifikim, ndonjë institucion të sjellë informacione të reja që mund të ndikojnë në rezultat.

Ku qëndron problemi me “letrën”

Në rastin e përfolur, letra e supozuar nuk është kërkuar nga KED dhe sipas të gjitha gjasave, ka mbërritur pas përfundimit të fazës së verifikimit moral. Kjo e bën atë të pavlefshme procedurialisht dhe pa asnjë efekt juridik mbi kandidatin.

Nëse dokumenti ekziston, ai:

 • është dërguar pa kërkesë zyrtare;

 • ka mbërritur jashtë afatit ligjor;

 • dhe përmban informacion të klasifikuar, që nuk mund të përdoret publikisht për të njollosur reputacionin e një kandidati pa të drejtë mbrojtjeje.

Nëse nuk ekziston, atëherë përmendja e tij publike në media është një akt i rëndë dezinformimi që synon të dëmtojë figurën e kandidatit dhe të ndikojë mbi perceptimin e procesit.

Në të dy rastet – qoftë si dokument real, qoftë si shpikje mediatike – përdorimi i një “letre të klasifikuar” në këtë fazë është një shkelje e pastër e ligjit dhe e etikës institucionale. Nëse KED e ka përfunduar fazën e verifikimit dhe ka kualifikuar kandidatin, asnjë material i vonuar nuk mund të ketë më efekt.

Madje, sipas juristëve që njohin procedurën, nëse një informacion i tillë mbërrin pas fazës së parë, KED ka vetëm një rrugë ligjore: ta arkivojë pa e marrë në konsideratë, sepse çdo veprim ndryshe do të ishte i jashtëligjshëm.

Në këtë rast, rezultati është i qartë:

Një kandidat që ka kaluar filtrat zyrtarë dhe është kualifikuar sipas ligjit, përballet tani me një fushatë publike diskreditimi, e ndërtuar mbi një dokument që ose nuk duhej të ekzistonte, ose nuk duhej të ishte bërë publik.

Prandaj, më shumë sesa një debat mbi përmbajtjen e letrës, kjo histori është një provë e rrezikshme se si instrumentet e sigurisë – të krijuara për të mbrojtur shtetin – mund të përdoren për të cenuar pavarësinë e drejtësisë dhe për të ndikuar në përzgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues.

Në një sistem që synon integritet, sekreti nuk mund të shndërrohet në armë politike. Dhe asnjë letër e ardhur vonë nuk mund të fshijë një proces që ligji e ka shpallur të mbyllur.

Video

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme