Politika 9 Nëntor 2025, 20:18 Nga VNA

Fatmir Xhafaj dhe Ulsi Manja- duel i heshtur për të vendosur buxhetet e institucioneve të drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
Fatmir Xhafaj dhe Ulsi Manja- duel i heshtur për të vendosur buxhetet

Fatmir Xhafaj duket se po kërkon të zgjerojë ndikimin e tij mbi buxhetet e organeve të drejtësisë dhe Komisionit të Ligjeve duke hyrë në një territor që tradicionalisht i takon Ministrisë së Financave dhe Komisionit të Ligjeve.

Pas njoftimeve zyrtare që institucionet e drejtësisë kanë marrë për organizimin e seancave dëgjimore mbi buxhetin e vitit 2026 nga Komisioni i Ligjeve, Xhafaj ka ndërhyrë duke kërkuar që edhe Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale të marrë të dhënat nga këto institucione.

Deputeti socialist, në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, u ka kërkuar institucioneve të drejtësisë që t’i përcjellin materialet e kërkesave buxhetore edhe pranë këtij komisioni, paralelisht me Komisionin e Ligjeve.

Sipas rregullores së Kuvendit, kompetenca për mbledhjen dhe shqyrtimin e materialeve që lidhen me buxhetet e organeve të drejtësisë i takon vetëm Komisionit të Ligjeve, i cili është komisioni përgjegjës për këtë fushë. Të gjitha kërkesat për buxhet janë depozituar prej kohësh pranë këtij komisioni, por pasditen e djeshme një email i ri nga zyra e Xhafajt ka kërkuar që të njëjtat dokumente t’i dërgohen edhe pranë Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Rrallëherë ka ndodhur që institucionet të dërgojnë në mënyrë të shumëfishtë materiale, akte apo dokumentacion në çdo komision që shfaq interes për to. Procedura parlamentare parashikon se vetëm Komisioni i Ligjeve mund t’i përcjellë për mendim materialet në komisionet e tjera, nëse e gjykon të arsyeshme.

Mbetet për t’u parë nëse institucionet e drejtësisë do t’i përgjigjen kërkesës së Xhafajt, apo do të ndjekin praktikën ligjore ekzistuese, duke sqaruar se materialet janë dorëzuar pranë komisionit përgjegjës — atij të Ligjeve. Në çdo rast, nisma e Xhafajt shihet si përpjekje për të ushtruar ndikim dhe për të marrë një rol të dytë mbikëqyrës mbi buxhetet e drejtësisë, në një fushë ku kompetencat janë të përcaktuara qartë.

Video

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme