Politika 9 November 2025, 18:37 Nga VNA

Zgjedhjet e pjesshme, pjesëmarrja 18%, Vlora rekord në bojkot

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet e pjesshme, pjesëmarrja 18%, Vlora rekord në bojkot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar pjesëmarrjen deri në orën 18:00 në të 5-ta Bashkitë ku u votua për zgjedhjet lokale të pjesshme ditën e sotme, 9 Nëntor.

Sipas raportimeve jo të plota nga të gjitha qendrat e votimit, në total është votuar nga 18,72% e zgjedhësve në këto bashki (janë mbi 330 mijë zgjedhës).

Pjesëmarrja e ulët dhe rekordin e mban Vlora, teksa pritet edhe marrja e informacionit nga qendrat që nuk kanë dërguar ende informacione. Vlora ka një shifër prej 12,54%, e më pas Berati me 19,98%. Vjen Cërriku me 25% dhe Tepelena me 34,63%. Pjesëmarrja më e lartë ka qenë në Bashkinë e Matit, me 39,36% deri në orën 18:00.

Raportimi shumë i ulët nga qendrat e votimit, ku mesatarisht llogaritet se nuk kanë dhënë informacione të paktën 30% e tyre në të pesta bashkitë.

Në Vlorë të paktën 30 qendra nuk kanë raportuar ende, 20 në Berat, 10 në Cërrik, 8 në Tepelenë dhe të paktën 13 në Mat. 

Qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00, me përjashtim të rasteve kur në to ka radhë pritjeje të votuesve, ku në bashkëpunim me KQZ shtyhet orari deri në votuesin e fundit që pret.

Kandidatët

1- Bashkia Vlorë

Brunlida Mersini PS

Dionis Sota i pavarur, mbështetet nga PD

Gjergji Nika i pavarur

2- Bashkia Berat

Ervin Ceca PS

Pavlo Shkarpa i pavarur, mbështetet nga PD

3-Bashkia Tepelenë

Gabriel Guma i pavarur, mbështetet nga PD

Gramoz Sako PS

4- Bashkia Mat

Altin Bojni PS

Eduard Brahilika i pavarur, mbështetet nga PD

Suzana Pasha e pavarur

5- Bashkia Cërrik

Florenc Doka PS

Eligert Hima Shqipëria Bëhet

Amarildo Hoxha i pavarur, mbështetet nga PD

 

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme