Politika 9 November 2025, 12:52 Nga VNA

Inteligjenca artificiale numëron në Tepelenë, radha dhe komisionerët s’lëvizin

Ndaje në Whatsapp
Inteligjenca artificiale numëron në Tepelenë, radha dhe

Në Tepelenë numëron Inteligjenca Artificiale e Celibashit, por procesi mbetet po aq njerëzor – me kamera, komisionerë dhe pritje pa fund

Në një vend ku teknologjia zakonisht vjen me vonesë, KQZ vendosi që Tepelena të jetë laboratori i parë i “votës me inteligjencë artificiale”. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi e shpjegoi me entuziazëm: çdo tavolinë do të ketë një kamerë që filmon fletët e votimit, më pas një sistem me IA do t’i lexojë ato automatikisht dhe do dërgojë rezultatin në KQZ – pa pasur nevojë për tabulime manuale.

Në teori tingëllon revolucionare. Por në praktikë, një pyetje mbetet pezull: ku hyn realisht inteligjenca artificiale në një qendër votimi ku prapë janë ulur disa komisionerë që mbikëqyrin, që firmosin, që kontrollojnë çdo fletë dhe që presin rezultatin final?

Nëse çdo fletë votimi filmohet, më pas një sistem i IA-së e lexon dhe dërgon automatikisht rezultatin, atëherë pse duhen aq shumë njerëz përreth? Pse nuk shkurtohen të paktën procedurat, komisionerët, apo vonesat që shpesh i shoqërojnë këto procese? Në fund të fundit, ideja e IA-së është të lehtësojë, jo të zbukurojë manualitetin.

Në rastin e Tepelenës, Inteligjenca Artificiale duket më shumë si një kamerë e mençur sesa si një sistem i pavarur që zëvendëson numërimin njerëzor. Filmimi, leximi dhe dërgimi i të dhënave janë elemente teknike, por interpretimi dhe verifikimi mbeten sërish njerëzor. IA nuk po merr vendime, nuk po verifikon gabime, as nuk po ndihmon në transparencë në kohë reale — ajo thjesht po ndihmon me shpejtësinë e leximit të një flete që prapë një sy njerëzor duhet ta aprovojë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme