Politika 9 November 2025, 19:38 Nga VNA

Grupi parlamentar i PD bojkoton mbledhjet e komisioneve pas tensioneve në seancën e fundit

Ndaje në Whatsapp
Grupi parlamentar i PD bojkoton mbledhjet e komisioneve pas tensioneve në

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka urdhëruar deputetët e opozitës që të mos marrin pjesë në asnjë mbledhje të komisioneve parlamentare gjatë ditës së nesërme, të hënën më 10 nëntor 2025.

Në një mesazh të dërguar anëtarëve të grupit, Bardhi thekson se pjesëmarrja në komisione do të pezullohet përkohësisht, deri në zhvillimin e mbledhjes së grupit parlamentar në orën 12:30, ku pritet të diskutohet situata e krijuar pas përplasjes në seancën e fundit plenare.

“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush! Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare,” – thuhet në mesazhin e Bardhit.

Vendimi i grupit demokrat pritet të shënojë një bojkot të përkohshëm parlamentar, në shenjë proteste ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvend dhe mënyrës se si është menaxhuar puna parlamentare nga mazhoranca.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme