Politika 25 November 2025, 17:48 Nga VNA

KLP shtyn intervistën për kreun e ri të SPAK: Pyetjet që duhen bërë dhe përgjigjet që mungojnë

Ndaje në Whatsapp

KLP shtyn intervistën për kreun e ri të SPAK: Pyetjet që

Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK është një ngjarje madhore, si në aspektin publik ashtu edhe në atë institucional. Interesi i opinionit për këtë proces është rritur prej kohësh. Edhe vetë Kuvendi, gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të KLP-së, shprehu shqetësimin e tij dhe dha një premtim solemn se më 4 dhjetor – pra sot – ky proces do të niste. Megjithatë, përkundër kësaj pritshmërie të madhe, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përmes një njoftimi të thatë, bëri me dije shtyrjen e intervistave për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK. Mbledhja, e planifikuar për sot, u shty për në 11 dhjetor, me argumentin se një nga anëtarët e KLP-së është me probleme shëndetësore.

Pa vënë në dyshim vërtetësinë e këtij fakti, mbetet shija e mungesës së seriozitetit në mënyrën se si u artikulua ky shkak. Vetë deklarimi i tillë, shpesh i përdorur në raste abuzive, më shumë sesa transparencë ngre pikëpyetje të arsyeshme. Nuk kemi të bëjmë me një ngjarje rutinë: shtyrja e një mbledhjeje kaq të rëndësishme për një shkak të tillë, aq më tepër kur njoftimi jepet në të njëjtën ditë, krijon ndjesinë e një momenti surprizë të panevojshëm. Besueshmëria e një procesi dhe e vetë autoritetit të KLP-së varet nga zelli që ky institucion i kushton edhe detajeve, të cilat mund t’i duken periferike, por që për publikun janë thelbësore. Do të ishte e udhës që të gjitha faktet që mungojnë të bëhen pjesë e transparencës minimale që KLP i detyrohet opinionit publik.

Në fakt, KLP nuk ka deklaruar as emrin e anëtarit të sëmurë, as natyrën e gjendjes së tij shëndetësore, e as kohëzgjatjen eventuale të pamundësisë për të marrë pjesë në mbledhje. E shkuara e veprimtarisë së këtij institucioni – sidomos rasti i ngjashëm tre vite më parë – e bën të nevojshme që, kur shtyhet një proces kyç si zgjedhja e kreut të SPAK, publiku të dijë qartë kush është anëtari i pamundur dhe çfarë efekti ka mungesa e tij në vendimmarrje. Transparenca është detyrim, jo opsion.

Në këtë situatë, pyetjet që KLP duhet t’u japë përgjigje të menjëhershme në interes të publikut janë:

– Cili është anëtari i sëmurë?
– Cila është gjendja e tij shëndetësore?
– Sa zgjat kjo pamundësi e paraqitjes në detyrë?
– A ka një garanci mjekësore që ai do të jetë i gatshëm më 11 dhjetor apo pritet një shtyrje tjetër?
– Pse nuk është marrë në konsideratë pjesëmarrja alternative online në mbledhje?
– Pse një proces kaq i rëndësishëm shtyhet me një fjali të vetme, pa asnjë detaj shpjegues?

Zgjedhja e kreut të SPAK nuk është mbledhje rutinë.
Ajo kërkon seriozitet, transparencë dhe shpjegime të plota. Derisa KLP të japë përgjigje të qarta, kjo mbetet një shtyrje pa argumentim të mjaftueshëm dhe një sinjal i parë jo i mirë për një proces që duhej të ishte shembull i transparencës dhe i legjitimitetit të padiskutueshëm për drejtuesin e ri të SPAK.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme