Politika 24 November 2025, 21:33 Nga VNA

Berisha rikthen “foltoren nr.2” para Kryeministrisë, pjesëmarrja më e ulët se javën e kaluar

Ndaje në Whatsapp
Berisha rikthen “foltoren nr.2” para Kryeministrisë,

Protesta e radhës e Partisë Demokratike u zhvillua sot para Kryeministrisë, në javën e dytë të asaj që është cilësuar si “Foltore parlamentare-qytetare”. Ndryshe nga java e kaluar, pjesëmarrja ishte dukshëm më e dobët, me një numër më të vogël qytetarësh dhe mbështetësish të opozitës të pranishëm në shesh.

Nga foltorja e ngritur përballë godinës qeveritare, Sali Berisha u shpreh se vjen “drejtpërdrejt nga Brazili” për të garantuar demokratët se “nuk janë vetëm në betejën me të keqen”. Ai theksoi se opozita gëzon, sipas tij, “mbështetje më të madhe se kurrë nga njerëzit e lirë në mbarë botën”.

Ndërsa retorika e liderit të PD-së ishte e fortë, dinamika e protestës tregoi një realitet tjetër. Foltoren e morën kryesisht deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa “dekorin” e tubimit e plotësonin disa të rinj, të cilët flisnin më shumë për politikat e mëdha të vendit sesa për problemet konkrete të brezit të tyre.

Edhe pse e konceptuar si një foltore “parlamentare-qytetare”, prezenca e qytetarëve ishte modeste, shumë më poshtë se pritshmëritë dhe krahasuar me javën e parë të protestës. Opozita ka paralajmëruar vijimin e këtyre mbledhjeve çdo javë, si formë presioni ndaj qeverisë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme