Politika 25 November 2025, 13:15 Nga VNA

Berisha sulmon komisioneren e BE-së dhe ambasadorin Gonzato: Paguhen nga propaganda e Edi Ramës

Ndaje në Whatsapp

Berisha sulmon komisioneren e BE-së dhe ambasadorin Gonzato: Paguhen nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat sot, sulmoi ashpër komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Komentet për komisioneren e BE ishin vazhdën e kritikave të përfaqësuesve të PD, ndërsa Berisha shtoi se Kos ka shkelur ligjet ndërkombëtare dhe është një adhuruese pa kushte e Edi Ramës. 

“PD pas deklaratës së zonjës Kos bëri një deklaratë të cilën e dënoi publikisht dhe gjerësisht. Deklaratën e frymëzuar të zonjës Kos, nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmi politik i majtë apo dezinformimi, si një deklaratë që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve. Para se të vija këtu ka patur një reagim nga ana e zëdhënësit të Komisionit Europian, i cili shpreh qëndrimin korrekt të KE, të papajtueshëm me qëndrimin e zonjës Marta Kos, një adhuruese pa kushte e Edi Ramës dhe bëmave dhe gjëmave të tij”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD nuk kurseu as ambasadorin e BE, Suilvio Gonzato, për të cilin tha se përcjell propagandën e Edi Ramës në Parlamentin Europian duke thënë se kryetari i PD nuk është pro-perëndimor. Edhe për Gonzaton, Berisha tha se po paguhet nga propaganda e Edi Ramës.

 “Të ngjashme me qëndrimet e ambasadores Kos, janë qëndrimet e ambasadorit Gonzato, i cili është një përçues i propagandës të paguar të Edi Ramës dhe i dezinformimit të papërmbajtur. Lidhur me këtë të fundit, unë ju kam informuar ju se ky zotëri, për të përcjell propagandën e Edi Ramës, iu thotë deputetëve të Parlamentit Europian se kryetari i PD nuk është pro-perëndimor, pasi agjenda e tij është MAGA dhe jo integrimi. Ky është një trillim, një mashtrim dhe e dënoj”, tha Berisha.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme