Politika 25 November 2025, 17:17 Nga VNA

PD-s nuk i del e keqja me Marta Kos/ Pas akuzave dhe përqeshjeve, grupi parlamentar notë verbale delegacionit të BE

Ndaje në Whatsapp

PD-s nuk i del e keqja me Marta Kos/ Pas akuzave dhe përqeshjeve, grupi

Partisë Demokratike nuk i del inati me deklaratën e komisioneres Marta Kos. Pas akuzave të Berishës dhe përqeshjeve banale nga përfaqësues të kësaj force politike, grupi parlamentar i PD i ka paraqitur zyrtarisht një notë verbale delegacionit të BE-së, lidhur me deklaratat e komisioneres për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

Sipas Partisë Demokratike, deklarata të tilla minojnë besimin e qytetarëve shqiptarë tek vlerat europiane të institucioneve të BE-së.

“Ne shprehim me respekt shqetësimin tonë se ky vlerësim nuk pasqyron realitetin e vërejtur gjatë procesit zgjedhor. Një deklaratë e tillë duket e papërputhshme me gjetjet e OSBE-ODIHR, nuk merr parasysh qëndrimet e shprehura nga Anëtarët e Parlamentit Evropian që shërbyen si vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri dhe rrezikon të ndikojë besimin e qytetarëve shqiptarë tek institucionet e Bashkimit Evropian”, shkruan Bardhi.

Grupi Parlamentar i PD e mbyll Notën Verbale duke i kërkuar Komisioneres që deklaratat e saj të jenë në përputhje me vlerësimet e institucioneve zyrtare që monitorojnë zgjedhjet.

“Opozita në Shqipëri dëshiron të shprehë rezervat e saj lidhur me komentet e Komisioneres dhe kërkon me respekt që deklaratat e ardhshme të jenë në përputhje me vlerësimet e institucioneve kompetente përgjegjëse për vëzhgimin e zgjedhjeve. Përndryshe, interpretimet personale që nuk bazohen në gjetjet faktike të këtyre institucioneve mund të kontribuojnë pa qëllim në uljen e besimit publik tek vlerat e vërteta evropiane që institucionet e Bashkimit Evropian synojnë të mbrojnë” – shkruan Bardhi.

Nota Verbale iu paraqit Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në emër të opozitës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme