Politika 4 Tetor 2025, 19:03 Nga VNA

Kavaja kujton dëshmorët e demokracisë dhe luftëtarët e luftës së Shkodrës

Ndaje në Whatsapp
Kavaja kujton dëshmorët e demokracisë dhe luftëtarët e

Qyteti i Shqipërisë së Mesme përkujton figurat që dhanë jetën për liri, nga dëshmorët e demokracisë te luftëtarët e Shkodrës 112 vite më parë.

Fillimi i tetorit ka nisur me vranësira, por në sheshin qendror “Demokracia” nuk ka vend për çadra. Qytetarët janë mbledhur për të përkujtuar ngjarje të rëndësishme të historisë së qytetit dhe të vendit, që lidhin fundin e shekullit të kaluar me fillimet e shekullit XX.

Në shesh janë vendosur së fundmi dy monumente që i kushtohen figurave të njohura të Kavajës. Njëri prej tyre është monumenti i Josif Budos, i riu që u vra në korrik 1990 gjatë protestave kundër regjimit komunist, duke u bërë dëshmori i parë i demokracisë. Budo u qëllua për vdekje në një moment kur regjimi kishte nxjerrë në rrugë tanke dhe forca të shumta policore për të shtypur protestat.

Në të njëjtin shesh është vendosur edhe një monument i ri për Indrit Carën, ushtarakun kavajas që iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë. Në zonën e Pashtrikut, ai luftoi në vijën e parë të frontit dhe u vra në përpjekjet për çlirimin e Kosovës. Monumenti i sapovendosur ka zëvendësuar bustin modest të ngritur në të njëjtin vend në vitin 1999.

Ndërkohë, qytetarët janë mbledhur në një nga lokalet e qendrës për të kujtuar një tjetër ngjarje të rrallë, që i përket fillimit të shekullit XX. Këtë vit mbushen 112 vjet nga pjesëmarrja masive e kavajasve në Luftën e Shkodrës.

Mbledhja përkujtimore për Luftën e Shkodrës.

Sipas historianit Durim Çaça, një batalion prej 500 luftëtarësh vullnetarë nga Kavaja u nis drejt Shkodrës “me qefinet poshtë brezit”, veshjen e fundit për t’u varrosur, në rast se binin në betejë. Ata u bashkuan me vullnetarë nga Tirana, Elbasani, Sulova, Rrogozhina, Martaneshi, Kërraba, Shpati, Çermenika, Verça, Peza, Dumreja e Darsia, duke krijuar një forcë të madhe nën komandën e Esat Toptanit, një figurë që ngjall ende debate mes historianëve.

Lufta për mbrojtjen e Shkodrës kundër forcave serbe dhe malazeze ishte e gjatë dhe e përgjakshme. Historianët vlerësojnë se 168 luftëtarë nga Kavaja dhanë jetën, ndërsa 250 të tjerë u plagosën në frontin e rrethimit. Luftimet zgjatën shtatë muaj dhe përfunduan më 22 prill 1913.

Në një fjalim të mbajtur atëherë në Shkodër, një përfaqësues vendas i përshëndeti kavajasit me fjalët:

“Lamtumirë, o kavajas! Udhë të mbarë! Ju, me luftën tuaj, nderuat Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë. Bashkë luftuam e derdhëm gjakun në ditë e net të ftohta, në baltë e shi, të pangrënë e të paveshur, dhe ju nuk u ankuat asnjëherë, ju patriotë të pamposhtur të kombit!”

Gjatë aktivitetit, u veçua kontributi i 40 anëtarëve të familjes Babamusta, të cilët morën pjesë në luftë. Përfaqësues të komunitetit kërkuan ngritjen e një monumenti për pjesëmarrësit dhe të rënët e Kavajës në Luftën e Shkodrës. Nënkryetari i Bashkisë, Genc Gjylsheni, njoftoi se vitin e ardhshëm do të ngrihet një obelisk kushtuar ngjarjeve të viteve 1912-1913.

Busti i Indrit Cares

I pranishëm në aktivitet ishte edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili theksoi lidhjet e tij me qytetin dhe ngriti shqetësimin për mungesën e të rinjve në aktivitet.

“Duhet t’ua tregojmë brezave të rinj historinë e qytetit dhe të vendit tonë,” tha Moisiu.

Mes të pranishmëve ishte edhe Astrit Berati, që jeton në Durrës por merr pjesë rregullisht në veprimtaritë e qytetit të lindjes. Ai tregoi për BIRN se gjyshi i tij, Adem Berati, ishte komandant i batalionit të vullnetarëve kavajas në Shkodër dhe në Vlorë. Në Vlorë u vra nipi i tij, Sabri Hoxha, së bashku me 11 luftëtarë të tjerë nga Kavaja.

“Ndjehem i kënaqur për vlerësimin që po u bëhet të parëve të mi,” tha Berati./ Reporter 

 

 

 

Video

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme