Politika 3 October 2025, 18:13 Nga VNA

PS mobilizon ministrat dhe deputetët në Tiranë për zgjedhjet e 9 nëntorit/ Rama për Begajn:Dekreti u firmos me vullnetin e tij

Ndaje në Whatsapp
PS mobilizon ministrat dhe deputetët në Tiranë për zgjedhjet

Partia Socialiste ka bërë ndarjen e zonave për fushatën e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor, duke angazhuar të gjithë ministrat dhe deputetët rezidentë në kryeqytet.

Si janë pozicionuar emrat kryesorë të PS:

Toni Gogu – Ndroq
Fatmir Xhafaj – Njësia 10
Blendi Klosi dhe Eduard Shalsi – rikthehen në terren në Tiranë
Ulsi Manja – vendosur në Tiranë
Xhemal Qefalia – Dajt

Në të njëjtin takim me dyer të mbyllura, kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë dekretin e Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Presidenti e ka firmosur me vullnetin e vet dekretin,” u shpreh Rama para drejtuesve të PS, sipas burimeve për Euronews Albania.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme