Politika 4 Tetor 2025, 11:29 Nga VNA

"E padrejtë dhe fyese” Braçe kundër Ramës për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme

Ndaje në Whatsapp
"E padrejtë dhe fyese” Braçe kundër Ramës

Zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës kanë nxitur tensione të brendshme brenda Partisë Socialiste. Deputeti Erion Braçe ka reaguar pas vendimit për ta zëvendësuar nga drejtimi i fushatës elektorale në Njësinë 5, një vendim i marrë në një mbledhje të drejtuar nga kryeministri Rama.

Në një mesazh të dërguar bashkëpunëtorëve, Braçe e cilëson vendimin si “fyese” dhe “të padrejtë”, duke shtuar se nuk do të pranojë trajtim të tillë: “E thjeshtë, unë nuk jam këta, unë jam socialist!”, shkruan ai.

Deputeti thekson se gjatë punës së tij në Njësinë 5, bashkë me Delinën, kanë përballuar dhe korrigjuar problemet që kishin prekur socialistët lokalë, të cilët sipas Braçes, janë ndjerë “gënjyer e mashtruar, abuzuar e harruar, dhunuar e përçmuar”. 

Mesazhi i plotë

MIREMBREMA! Dua qe te jeni mire te gjithe!

E kisha te rendesishme qe te komunikoja me ju e disa fjale tua thoja une, duke mos i lene hapesire keqkuptimeve qe fillojne tani e bejne dem;

Sot pasdite, u be nje mbledhje me natyre organizative, ne prag te zgjedhjeve parakohe per nje mandat plotesues per kryetar te bashkise se Tiranes!

Sipas kesaj mbledhjeje, une-qe drejtova fushaten per zgjedhjet politike ne Njesine 5, nuk do te drejtoj me fushaten ne kete Njesi; gjithashtu Delina qe ishte prej dy vitesh ne kete njesi dhe bashke me mua ne keto zgjedhje, nuk do te jete me ketu duke krijuar nje boshllek te madh perfaqesimi, SI PERHERE NE NDAJ NJESISE 5.

Tani dua tu them disa fjale;

Kur me larguan nga Divjaka-jo populli, por udheheqesit ne Tirane, ne pamundesi per te justifikuar cpo benin pa asnje arsye parimore por thjesht e vetem si vullnet personal, me thane “kemi nevoje ne Tirane e vecanerisht ne Njesine 5”; i bindur qe dhe kjo ishte nje rrugedalje kot, thashe “nuk dua te jem deputet, do bej fushate ne njesine 5 pa qene ne liste, ua kam detyrim socialisteve ne ate njesi”; me thane “jo, se pa qene ne liste ste mblidhet njeri”; thashe “e provojme, mblidhen socialistet apo jo”; me thane “shko atje, merr mandatin e pastaj bej cte duash”!

Kur erdha mes jush njoha jo vetem gjendjen por edhe cfare i kishin bere socialisteve ne Njesine 5- genjyer e mashtruar, abuzuar e harruar, dhunuar e percmuar, ndare e mbajtur qellimisht keshtu;

Bashke me Delinen u munduam te kurojme nje nga plaget hapur ne trupin e Partise se Socialisteve, balle per balle e sy me sy, madje duke vene veton per te perzene autoren e autoret e gjithe kesaj gjendje; jo vetem mes socialisteve por edhe tek njerezit pashe clirim;
Punuam bashke, ca me shume e ca me pak, por bashke e me nje qellim, FITOREN E PARTISE SOCIALISTE; koha nuk ishte e mjaftueshme per gjithcka, por beme cmundem dhe ja dolem te thellonim diferencen me PD, partine me te afert rivale, e ti hiqnim deputetin e dyte partise BASHKE, e majta me baze ne Njesine 5; me zemer e pa shpenzuar nje qindarke per te blere e poshterruar njerezit me cmimin e ndyre te nje vote!

Nga kjo perfitova dhe une, u rizgjodha deputet si me i votuari ne bashkine Tirane, me i votuari ne Shqiperi-pa Voren, me i votuari ne Diaspore; JU JAM SHUME MIRENJOHES PER KETE, CDO SOCIALISTI E SOCIALISTEJE NE NJESINE 5 DHE KUDO NE TIRANE; une jam i mbijetuar-me sollen ketu per te humbur e ju vete e pate se sa e padrejte dhe e pandershme u be e gjitha me te gjithe kunder; une jam sot deputet fale socialisteve.

Ndaj tyre jam ne borxh!

Pikerisht per te shlyer kete borxh, kam qe ne shkurt-kur nisem pune para zgjedhjeve e deri sot-para pak, pas zgjedhjeve, TI RRI ZONES MBI KOKE, te jem si ne fushate rruge me rruge, lagje me lagje, shesh me shesh, duke u marre me ato qe jane hallet e njerezve-uje, drita, rruge, trotuare, plehra, hapesira publike, parkim, cerdhe, kopeshte e shkolla dhe duke i hapur telefonin gjithkujt nder ju po e po, por edhe cdokujt tjeter qe kemi banore ne njesi apo edhe me gjere ne Tirane;

Jam shume krenar per kete, mbi te gjitha qe gjithe cfare thame e ndame me njerezit ne fushate per HAPESIRAT PUBLIKE, u rrembye menjehere, po sbatohet deri diku ne territor e eshte ne qender te nje perpjekje per ta kthyer ne reforme;

Po ua them sot-mbase eshte dita, kam mbajtur mbi kurriz kercenime serioze cdo dite per cdo akt timin ne korrigjim te sjelljes klienteliste, te pabarabarte e te korruptuar te inspektoreve te IMT ne territor;

Po pa problem, une per kete jam, te mbaj mbi kurriz edhe keto pa u ankuar kund;
Nderkohe per gjithcka tjeter, perfshi edhe gjera banale sic ato koshat ne Selite e deri tek gjera te rendesishme sic legalizimet po ne Selite e kudo, kam gjetur perballe nje mur te ngritur, dyer qe mbyllen dhe pergjegjes gojembyllur qellimisht dhe e lidhur jo vetem me kaosin ne bashkine Tirane, shperfilljen e forte ndaj detyres e njesise 5 kudo, por e lidhur edhe me mua; ne fushate i kuptova, ishin urdheruar “mos e ndihmoni ate”, por kjo pas zgjedhjeve eshte nje sjellje e turpshme dhe ne traditen e qendrueshme te shperfilljes te Njesise 5, perfaqesuesve te saj!

Nejse, KUVENDI sa ka nisur dhe secili do kuptoj cdo te thote nder, respekt, pune ne raport me voten e njerezve; kush pengoi deri me sot e kush pengon ne vijim do jete shembull!

Ne ane tjeter, akti i sotem eshte i padrejte ne raport me gjithe ckam bere si drejtues e deputet ne njesine 5, reflekton mjaftueshem dyshimin ndaj meje e sjelljes sime ne zgjedhje-e neveritshme kjo por e denje fiks per ate qe e ka bere dhe perversitetin ne raportet njerezore-po e le me kaq dhe po e kursej te verteten deri ne fund e qe eshte fyese pafund!

Dua tu them qe une e refuzoj kete akt!

Natyrisht, une ska gjase te bej ate qe keta bene kunder meje; E THJESHTE UNE NUK JAM KETA, UNE JAM SOCIALIST!

Do te thote, DO BEJ FUSHATE CEP E ME CEP TE NJESISE 5, ASHTU SIC DI, RRUGE ME RRUGE E SY ME SY ME SOCIALISTET E NJEREZIT, DUKE SHTRENGUAR DUART E DUKE LUFTUAR PER PUNET!

Sepse per mua nuk kane rendesi emrat, MJAFTON QE NE GARE ESHTE PARTIA SOCIALISTE-pavaresisht kush flet ne emer te saj, DHE SA KOHE AJO DO VLEJE PER NJEREZIT!

NATEN E MIRE TE GJITHEVE DHE SHIHEMI NE RRUGE!!

 

Video

Gjatë një interviste në sheshin e Prishtinës për “Gazeta Blic”, deputeti i LDK-së Armend Zemaj është përfshirë në një incident me një qytetar. Avokati i tij, Besnik Berisha, ka deklaruar se Zemaj është viktimë e rastit, ndërsa vetë deputeti ka pranuar se ka reaguar në mënyrë të papërshtatshme dhe ka kërkuar falje publike. Nga ana tjetër, qytetari i përfshirë pretendon se Zemaj e ka fyer në familje. Pamjet e momentit janë publikuar nga “Gazeta Blic”. https://www.vna.al/bota/incident-ne-prishtine-deputeti-armend-zemaj-grushton-nje-qytetar-me-provoko-i16098

Liqeni i Pogradecit është kthyer sërish në një ndalesë mahnitëse për flamingot, zogjtë elegantë që çdo vit tërheqin vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve të zonës. Ky vit shënon numrin më të madh të flamingove të regjistruar ndonjëherë në liqen. Sipas vëzhgimeve të fundit të specialistëve të mjedisit, rreth 80 deri në 90 individë u panë në brigjet e liqenit dy javë më parë, ndërsa aktualisht qëndrojnë rreth 15 zogj. Kjo lëvizje është bërë tashmë një dukuri e zakonshme: flamingot vizitojnë Pogradecin për disa ditë, përpara se të vazhdojnë udhëtimin drejt Lagunës së Nartës dhe asaj të Karavastasë, ku kalojnë muajt e dimrit. Flamingot që vizitojnë Shqipërinë vijnë nga pjesa jugore e Evropës, nga Turqia apo edhe nga veriu i Afrikës. Gjatë migrimit të tyre sezonal, ato ndalojnë në zona të ndryshme të Mesdheut, përfshirë edhe detin Adriatik, ku gjenden në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci.

Forcat amerikane sulmuan një anije në Karaibe që dyshohet se transportonte kokainë, duke vrarë gjashtë persona në bord, njoftoi Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Sulmi u krye me urdhër të Presidentit Trump ndaj një bande venezueliane të identifikuar si “organizatë terroriste”. Që nga shtatori, SHBA-ja ka kryer dhjetë sulme të tilla kundër anijeve narkotrafikante, me të paktën 43 të vdekur.

E keni parasysh Autoritetin e Konkurrencës? Po, atë institucion që hesht kur një spital privat mban monopol në shëndetësi, apo kur dy kompanitë e vetme celulare formojnë duopol dhe luajnë me çmimet në kurriz të qytetarëve. Drejtuesi i tij, Denar Biba, dje në një komision parlamentar ka kërkuar që Autoriteti të ketë të drejtën të përgjojë telefonatat — si “mënyrën e vetme” për të zbardhur të vërtetat e monopoleve dhe bizneseve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme