Politika 16 January 2026, 09:07 Nga VNA

Autokritika e vonuar e Gazment Bardhit dhe pyetja që ende nuk ka përgjigje

Ndaje në Whatsapp
Autokritika e vonuar e Gazment Bardhit dhe pyetja që ende nuk ka

Gazment Bardhi ka bërë mbrëmë autokritikë për të gjitha paditë (dhe deklaratat) që ka bërë kur ishte në krah të Lulzim Bashës dhe kundër Sali Berishës. I ftuar në studion e Syri TV, kryetari i grupit parlamentar të PD-së nuk hezitoi të deklaronte se: nuk ka asnjë kallëzim të Gazment Bardhit ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike, sot që flasim, në Prokurorinë e Posaçme.
“Nuk ka asnjë çështje ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike që të jetë e hapur sot në Prokurorinë e Posaçme”, si pasojë e kallëzimeve.

“Nuk ka asnjë kallëzim apo çështje që bazohet në kallëzimin tim ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike.”

Dhe kjo është e vërtetë. Sikundër, përmes kësaj loje fjalësh, juristi Gazment Bardhi harron të sqarojë faktin që Prokuroria nuk i ka regjistruar çështjet. Por nuk i jep përgjigje pyetjes thelbësore: a u qëndron vetë zoti Bardhi letrave që ka shkruar me bindjen e tij të plotë?

A mendon zoti Bardhi që ato që ka shkruar, e zeza mbi të bardhë, nga kompjuteri i tij, janë të vërteta dhe të shkruara në vullnetin e tij të lirë? Përndryshe, nëse dikush e ka detyruar të shkruajë padi (sipas logjikës aktuale të pavërteta), duhet t’u shpjegojë demokratëve pse ka qenë i detyruar të shkruajë këto letra që gjenden në arkivat e prokurorive, por jo vetëm.

Si një jurist i mirë, zoti Bardhi e di që paditë që nuk regjistrohen hidhen në koshin e prokurorisë. Por në politikë, dyshimet mbi të cilat janë hartuar këto padi duhet të sqarohen: a janë ende prezente apo kanë ndryshuar?

Thënë ndryshe, Gazment Bardhi ka vetëm një përgjigje të thjeshtë për të dhënë: a mendon ende se Kuvendi i Rithemelimit dhe foltoret e Sali Berishës janë bërë me lekët e Zenit dhe babit të Zenit, apo kanë qenë demokratët ata që kanë mbledhur disa qindra mijëra euro që Sali Berisha të organizonte një kuvend luksoz në “Air Albania”?

Ndoshta pak më vonë do ti duhet ti përgjigjet dhe një pyetjeje më të vështirë: a po vepron mirë SPAK që po heton për këtë çështje siç po bën për dosjen Balluku dhe atë të AKSHI-t?

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme