Politika 15 January 2026, 19:13 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës për tejzgjatjen e arrestit shtëpiak

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës për tejzgjatjen

Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë zyrtarisht vendimin për kërkesën e paraqitur nga Sali Berisha lidhur me tre qëndrimet e gjykatave më të ulëta mbi masën e arrestit shtëpiak. Mësohet se Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë Berishës me arsyetimin se kohëzgjatja e mbajtjes së tij nën arrest shtëpiak ka qenë e tejzgjatur.

Për ta shpjeguar thjesht, pasi masa e “detyrimit për paraqitje” iu zëvendësua me “arrest në shtëpi”, SPAK kishte detyrimin që çdo dy muaj të paraqiste në gjykatë një relacion mbi ekzistencën e kushteve të masës së sigurimit. Në praktikë, SPAK e ka vonuar dërgimin e këtij relacioni me të paktën pesë muaj.

Së dyti, sipas praktikës së Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për raste të ngjashme – konkretisht kur një masë më e lehtë zëvendësohet me arrest në shtëpi për shkak të mosrespektimit të saj – parashikohet se kohëzgjatja e arrestit në shtëpi nuk mund të jetë kaq e gjatë. Në këto raste, Strasburgu vlerëson se kohëzgjatja mesatare e arrestit shtëpiak duhet të jetë rreth dy deri në tre muaj.

Në këtë kuadër, Gjykata Kushtetuese vlerëson se mbajtja e Berishës në arrest shtëpiak përtej këtyre afateve ka qenë e pajustifikuar, duke rrëzuar qëndrimet e gjykatave më të ulëta mbi këtë masë sigurie.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme