Politika 15 January 2026, 15:03 Nga VNA

Berisha akuzon qeverinë për përmbytjet: E gjithë bota pret nga PD zgjidhjen e situatës dramatike në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp

Berisha akuzon qeverinë për përmbytjet: E gjithë bota pret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përgjegjësi direkte në përmbytjet e rënda që përfshinë Durrësin dhe disa qarqe të tjera të vendit. Në një deklaratë për mediat, para mbledhjes me Grupin Parlamentar, Berisha tha se patronazhistët kishin vjedhur pompat e hidrovorit të Hamallës.

“Shqiptarët e nisën këtë vit në shumë zona të vendit, nga Gjirokastra në Shkodër, por veçanërisht në Durrës dhe qarkun e Durrësit, me një përmbytje të përmasave të papara ndonjëherë. Në një përmbytje ku shteti jo vetëm nuk ishte mbështetje për qytetarët, por korrupsioni i tij i çmendur dhe i papërmbajtur ishte shkaku kryesor i kësaj katastrofe. Në Durrës, dy hidrovorë të fuqishëm dhe dy kanalet kryesore mbrojtëse ishin jashtë funksionit. Në hidrovorin e Hamallës, patronazhistët kishin vjedhur tre pompa të fuqishme, të zhdukura të gjitha”, tha ai.

Berisha shtoi se në ujërat që përmbytën mijëra shtëpi “u përmbyt edhe morali i kalbur i kësaj qeverie”, ndërsa qeveria vazhdonte ahengjet dhe udhëtimet e saj.

Kryedemokrati vijoi akuzat për korrupsion ndaj qeverisë Rama, duke deklaruar se “të gjithë shqiptarët, si brenda vendit, ashtu edhe miqtë e Shqipërisë në Europë dhe në botë, presin nga PD dhe nga opozita shqiptare zgjidhjen e situatës dramatike në Shqipëri”.

“Zgjidhjen përfundimtare të kësaj situate, e cila në asnjë vend tjetër, një vend anëtar i NATO-s dhe që pretendon të ecë drejt BE-së, faktohet para qytetarëve dhe mbarë botës, e ka penguar një klikë e papërgjegjshme, një organizatë kriminale që vjedh qytetarët ditë e natë”, tha Berisha.

Ai gjithashtu bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës kombëtare që do të mbahet më 24 janar para Kryeministrisë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme