Politika 15 January 2026, 20:53 Nga VNA

Indrit Hoxha: Jam një nga donatorët e Kuvendit të “Rithemelimit”, shpenzimet janë me fatura dhe më të ulëta se shifrat në media

Ndaje në Whatsapp
Indrit Hoxha: Jam një nga donatorët e Kuvendit të

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, ka deklaruar se shpenzimet për Kuvendin e “Rithemelimit” të mbajtur më 11 dhjetor 2021 janë shumë herë më të ulëta sesa shifrat e publikuara në media. Megjithatë edhe pse mbante mend shpenzimet për çdo foltore i ftuar në emisionin “Real Story”, Hoxha nuk kujtohej sa kushtoi kuvendi kombëtar i dhjetorit duke argumentuar se ai është pjesë e sekretit hetimor.

Sipas tij, të gjitha shpenzimet e Kuvendit janë kryer me fatura dhe dokumentacion përkatës, të cilat i janë vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme. “Prokuroria i ka të gjitha pagesat dhe të gjitha faturat. Është çështje e sekretit hetimor dhe nuk mund të flas për këtë pjesë, por ju them se shifra është qindra herë më e vogël se sa shumat që fliten nëpër media”, u shpreh Hoxha.

Ai theksoi gjithashtu se hetimi i SPAK për këtë çështje mund të jetë iniciuar edhe nga denoncimet e Gazment Bardhit, i cili në atë periudhë ishte në krah të Lulzim Bashës dhe kundër Sali Berishës, në kohën kur ky i fundit po zhvillonte betejën për marrjen e vulës së Partisë Demokratike.


Gjatë bisedës, anëtari i Kryesisë së PD bëri edhe një përllogaritje të përgjithshme të aktiviteteve politike të zhvilluara në atë periudhë, duke theksuar se 27 Foltoret e Sali Berishës kanë kushtuar rreth 3–4 mijë euro pasi sallat nëpër bashki janë dhënë pa shpërblim nga kryetarët pavarësisht se ishin në opozitë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme