Sociale 17 May 2024, 17:36 Nga VNA

Përzgjidhen 100 fituesit në Dibër që do marrin lekë falas nga qeveria, do paguajnë elektronikisht për 4 muaj

Ndaje në Whatsapp
Përzgjidhen 100 fituesit në Dibër që do marrin lekë

Qeveria do t’u japë nga 10 mijë lekë në muaj 300 qytetarëve në Tiranë, Dibër e Përmet, për të nxitur sa më shumë përdorimin e rrugëve elektronike për pagesa. Nisma që ka për qëllim të dekurajojë pagesat “cash” ka nisur të zbatohet në Dibër me përzgjedhjen e 100 fituesve.

“Programi konsiston në një aplikacion që do përdoret për kryerjen e pagesave në disa njësi tregtare, në markete ushqimore, në furra buke, në bar-kafe, në librari, në farmaci. Kemi përzgjedhur 100 individë të cilët për një periudhë 4 mujore do marrin 100 mijë lekë të vjetra për t’u përdorur në njësi tregtare, për tu shpenzuar për konsumin”, tha Delina Ibrahimaj, ministre për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

100 fituesit në qarkun e Dibrës, në grup-moshat nga 18 vjeç deri 70 vjeç u përzgjodhën rastësisht nga Drejtoria e Gjendjes Civile. Ulja e qarkullimit të parasë “cash” është një nga objektivat e qeverisë edhe në agjendën e luftës kundër ekonomisë informale.

 

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme