Sociale 14 Maj 2024, 09:13 Nga VNA

Turizmi, tani po na pushtojnë gjermanët? Ministria bën lëmsh shifrat e vizitorëve

Ndaje në Whatsapp
Turizmi, tani po na pushtojnë gjermanët? Ministria bën lëmsh

Pas “pushtimit turistik” të Shqipërisë nga italianët, duket se radha është e gjermanëve.

Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në janar-mars 2024, numri i vizitorëve nga Gjermania gati u 10-fishua në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Konkretisht, sipas të dhënave të bëra publike, në këtë periudhë erdhën rreth 134 mijë vizitorë gjermanë, kurse një vit më parë 17.5 mijë.

Askush nuk mund të vërë në dyshim faktin që Shqipëria po përjeton një vit mjaft të mirë turistik edhe këtë vit, që është vijim i trendit të dy viteve paraardhëse, por a po na pushtojnë vërtet gjermanët?

Në fakt, jo! Gjasat janë që ky të jetë një gabim trashanik i departamentit që përpunon dhe publikon të dhënat mbi vizitorët, të cilat merren nga Instituti i Statistikave.

Themi gabim trashanik pasi nuk mund të jetë lapsus kur nuk ka problem vetëm Gjermania, së cilës në fakt i është vënë shifra që i takon Greqisë duke e përsëritur atë. Publikimi për shkak të formulës që është aplikuar është i gjithi një gabim i madh.

Për shembull, numri i vizitorëve nga Kosova raportohen se është 631 mijë në janar-mars dhe sipas Ministrisë me rritje 184% në raport me të njëjtën periudhë të 2023-it kur ishin 433 mijë.

Në fakt, edhe me sy të lirë, duket qartë që kjo nuk është një rritje gati 3 herë më e lartë por vetëm, 46%. (nëse rritja do të ishte 184%, atëherë hyrjet në janar-mars 2023 duhet të ishin 222 mijë, jo 433 mijë sa është shkruar në tabelë).

Maqedonia e Veriut raportohet me rritje 61% kur ndërkohë është vetëm 33%. Polakët raportohen me rritje gati 9 herë kur në fakt është gati 6 herë.

Të dhënat e INSTAT, në publikimin e lëvizjes së shtetasve nënvizonin se në tre muajt e parë të vitit vizitorët e huaj ishin mbi 1.5 milionë ndërkohë që Ministria e Turizmit, që sërish citon INSTAT, raporton 1.7 milionë pra me një diferencë prej 200 mijë vizitorësh më shumë në numërimin e ministrisë.

Nga ana e tij, INSTAT ndonëse e ka në database treguesin e hyrjeve të shtetasve të huaj sipas shteteve, nuk e ka populluar atë.

Viti 2024 edhe siç raportohet nga turoperatorët pritet të jetë një vit më i mirë turistik sesa viti që lamë pas edhe si efekt i kontratave me garanci që kanë qenë me rritje dhe që janë sinjali i parë por sidomos prej fluksit të turistëve individualë që janë rritur ndjeshëm.

Strategjia e promovimit në mediat ndërkombëtare por edhe kthimi i Shqipërisë në virale në rrjetet sociale ka dhënë një efekt të jashtëzakonshëm pozitiv në rritjen e interesit për të vizituar vendin tonë si destinacion por duket se ky moment që kërkon seriozitet dhe politika të kujdesshme nuk po merret seriozisht.

Shifrat e prodhuara dhe të interpretuara gabim mbi të cilat hartohen politikat, strategjikë dhe masat mbështetëse nuk mund të pretendohet se do të japin efektin e dëshiruar në sektor pasi nuk mund të presësh të kesh rezultat të saktë mbi llogaritje të gabuara.

Edhe më herët këto shifra janë parë me rezerva për shkak të kalimeve të pa numëruara saktë me Kosovën pasi kemi kalim të lirë apo atyre që përdorin për tranzit vendin tonë, por qëllimi këtu nuk është të zbehim shkëlqimin e turizmit por të ndërgjegjësojmë institucionet të publikojnë me përgjegjshmëri shifrat që media i merr seriozisht dhe i “çon” tek publiku si pjesë e misionit të saj.

“Raportimi shkencor i të dhënave statistikore për numrin real të turistëve, nuk është vetëm nevojë e adaptimit të të dhënave tona sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Turizmit, por është edhe kuptim dhe raportim real i rritjes dhe i ndryshimeve pozitive në masën e saktë, duke evituar fluturimet e tepruara e te gabuara në deklarime për realizimet apo parashikimet”, ka pohuar Besnik Vathi, Operator Turistik, në një artikull të mëparshëm.

Ai shton se analiza për kombësinë e hyrjeve është karakteristike tepër e rëndësishme për ndërtimin e strategjive më të sakta për te ndihmuar realisht, jo thjesht në rritjen e numrit te hyrjeve, por e të ardhurave.

“Nëse analizohen saktë tregjet që gjenerojnë turistë, autoritetet qendrore dhe lokale do jenë më në gjendje për të ndërtuar politika më të sakta që nuk synojnë thjesht të rrisin numrat, por të mbrojnë mjedisin dhe kryesorja të rrisin të ardhurat dhe punësimin”. / N.Maho

Marre nga Monitor

Video

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja në Uashington ka publikuar pamjet filmike të incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Videoja shfaq 31-vjeçarin Cole Allen duke thyer masat e sigurisë në hotelin "Washington Hilton" dhe duke vrapuar me armë në dorë drejt sallës ku ndodhej presidenti Donald Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë për ta ndaluar, duke shkëmbyer zjarr me autorin. Gjatë përplasjes, Allen qëlloi ndaj një agjenti, i cili mbeti i plagosur në gjoks por u shpëtua nga jeleku antiplumb. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme