Sociale 10 Maj 2024, 08:55 Nga VNA

Pas taksimit te profesionet e lira, avokatët shtrenjtojnë deri 20% tarifat; Rritje pritet edhe nga stomatologët dhe psikologët

Ndaje në Whatsapp

Krahas debateve për moszbatim korrekt të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, disa biznese të profesioneve të lira kanë nisur aplikimin e tarifave të shtrenjtuara për shërbimet e ofruara.

Avokatët paralajmëruan më herët se përfshirja e tyre në taksimin progresiv, do të t’i godasë për së dyti herë, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të hartës së re gjyqësore për rishpërndarjen e gjykatave, çka do të reflektohej në shtrenjtimin e tarifave.

Avokati Përparim Caca pohoi për Monitor se për shkak të tatimit të lartë, tarifat e përfaqësimi në gjyq nga avokatët janë rritur mesatarisht 15 deri 20%.

“Konkretisht nëse më parë tarifa për çështje përfaqësimi në gjyqet civile nga 45,000 lekë që kushtonin tashmë janë bërë 60,000 mijë lekë (rritja 33%)”, thotë ai.

Sipas tij rritje deri 20% të tarifave pritet të ketë edhe për shërbime të tjera të ofruara, si nga stomatologët, psikologë etj.

Me ligjin e ri fitimi neto i bizneseve taksohet në normat 15 dhe 23%, i llogaritur nga diferenca e të ardhurave vjetore me shpenzimet. Llogaritjet e administratës tatimore për 9 këstet e parapagimet u mbështetën mbi deklarimet e bizneseve për të ardhurat dhe shpenzimet e vitit 2023. Ligji përfshiu për herë të parë njohjen e shpenzimeve apriori. Për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit me xhiro 10 milionë në vit, te profesionet e lira njohja e shpenzimeve apriori ishte në masën 30%.

Nga zbatimi i ligjit rezultoi se biznesit nuk iu dha mundësia të zgjedhë regjimin e veçantë për njohjen e shpenzimeve apriori, të parashikuar në ligj, që në vitin e parë të zbatimit.

“Shumë profesionistë të lirë kanë probleme me dokumentimin e shpenzimeve. Psh. një avokati nuk i njihen shpenzimet për karburant, ku për transportin drejt gjykatave minimalisht shpenzohen 10 litra karburant në ditë apo 60 mijë lekë në muaj. Për këtë profesion njihen vetëm shpenzimet për kancelari të cilat janë në vlera të ulëta.

Gjithashtu edhe vendosja e parapagimit të tatimit, kur askush nga ne nuk e di se sa të ardhura do të realizojë për vitin korent, është e gabuara. Ligji për tatimin mbi të ardhurat godet tërësisht shtresën e mesme”, pohon avokat Përparim Caka.

Për njohjen e shpenzimeve me deklarimet për vitin 2023 shumë biznese pohojnë se i kanë deklaruar të ulëta, për shkak të vështirësive që hasin në dokumentimin e tyre, si dhe mungesës së përgjegjësisë tatimore. Ndërsa ekonomistët pohuan se ishin të informuar që zbritja e shpenzimeve fikse, që nuk mund të deklarohej nëpërmjet formularëve të vjetër të deklarimit, për shkak të pamundësisë nga modeli, do të zbatohej si zbritje nga administrata tatimore.

Pas llogaritjeve të kësteve të parapagimit të tatimit nga administrata tatimore është sqaruar se shpenzimet apriori prej 30% do të zbatohen, pasi të përzgjidhen si opsion nga bizneset, për deklarimet e fitimit të vitit 2024, që kryhen më 31 mars 2025.

Tashmë ligji i ri është ankimuar 4 herë në Gjykatën Kushtetuese, nga grupi parlamentar i PD-së, një tjetër padi është dërguar nga IKM dhe IEAKA, nga avokatët dhe profesionistë të tjerë dhe nga autoshkollat. Nga Gjykata Kushtetuese është përcaktuar më 18 Qershor mbajtja e seancës së parë së shqyrtimit të 3 padive të para.

Në një sondazh të pak ditëve më parë që Monitor zhvilloi me profesionistët e lirë, pjesa më e madhe e tyre thanë se këtë tatim ata do e kalojnë kryesisht te çmimet e shërbimeve.

38% e të anketuarve thanë se do të detyrohen të rrisin çmimet, 26% deklaruan se do të sakrifikojnë fitimin neto dhe 4% deklaruan se do të ulin shpenzimet e aktivitetit. Shumë të tjerë po mendojnë seriozisht që jo vetëm të mbyllin aktivitetin, por dhe të emigrojnë, që ishin zgjedhjet e 23% të të anketuarve. Konkretisht, 17.5% e të anketuarve thanë se do e mbyllin ose pezullojnë aktivitetin, ndërsa 5.4% të tjerë thanë se përveçse do mbyllnin biznesin do të largoheshin jashtë vendit./D.Azo

Marre nga monitor

Video

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme