Sociale 5 May 2024, 09:50 Nga VNA

"Dita pa makina" në Tiranë/ Kufizohet qarkullimi i automjeteve

Ndaje në Whatsapp
"Dita pa makina" në Tiranë/ Kufizohet qarkullimi i

Qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 06: 00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet, ndërsa është hartuar një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.

Dita e sotme do të jetë dita pa makina në Tiranë, nismë kjo e cila synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër

NJOFTIMI:

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktivitetit promovues "Tirana pa makina', në datat 5 Maj 2024 dhe 1 Qeshor 2024, në periudhat kohore nga ora 06:00 deri në orën 17:00, në segmentet e mëposhtme:

 - Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të "Ish- Hotel Dajti.

- Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit", duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit" deri  në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali".

 2. Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën "Ibrahim Rugova", Bulevardin "Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri" dhe në rrugën 'George.Ë.Bush".

 3.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

 4. Linja Nr. 13 "Tirana e Re" dhe Linja Nr. 2 "TEG - Sauk i Vjetër - Kopshti Zoologjik - Ish Stacioni Trenit" të devijojnë në rrugën "Ibrahim Rugova".

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme