Sociale 17 Maj 2024, 13:23 Nga VNA

Korridori Adriatiko-Jonian, Muriqan-Lezhë gjatësi 40.3 kilometra, dy variante në diskutim

Ndaje në Whatsapp
Korridori Adriatiko-Jonian, Muriqan-Lezhë gjatësi 40.3 kilometra, dy

Projekti për ndërtimin e aksit Muriqan-Lezhë pritet të jetë qendër e të paktën katër dëgjesave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në Bashkinë Shkodër, atë të Lezhës dhe Vaun e Dejës dhe do të ketë në fokus përmbledhjen joteknike të hartuar për këtë projekt.

Ky i fundit paraqet dy alternativa për një prej segmenteve më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko Jonian(KAJ) që në 20 për qind të tij kalon në vendin tonë.

Konkretisht publikimi i mbështetur nga Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor nën emërtimin “Korridori i Mesdheut (Gjurmët 1 dhe 2): Korridori Rrugor Adriatiko-Jonian në Shqipëri dhe Mal të Zi, Seksioni Murriqan-Lezhë” sjell të paktën dy alternativa për gjurmën ku mund të kalojë ky projekt.

Sipas dokumentit autostrada përbëhet nga dy karrexhata me gjatësi totale prej rreth 40.3km, duke filluar nga pika kufitare Shqipëri-Mal i Zi në Murriqan (Ch. 0+000) dhe përfunduar në veri të Lezhës (Balldren, afër Ch. 40+300).

Përvijimi i propozuar i autostradës parashikon që pjesa e parë e KAJ-it në Shqipëri të jetë krejtësisht në korridor të ri, për të shmangur interferencën me rrjetin ekzistues të Rrugës Kombëtare, e cila i shërben trafikut të zonës (trafiku lokal dhe i përgjithshëm).

“Në autostradën e re parashikohen katër kalime në disnivel, përkatësisht IC-01 Murriqan (afërsisht Ch. 1+200 në afërsi të pikës kufitare), IC-02 Shkodër (afërsisht. Ch. 9+900 në kalim në nivel me rrugën e ndërtuar rishtas Shkodër – Velipojë / SH27), IC-03 Vau i Dejes (afërsisht. Ch. 16+350 në kalim në nivel me rrugën SH28 deri në Vaun e Dejës) dhe IC-04 Lezhë (afërsisht. Ch. 37+800 në veri të Lezhës). Autostrada është projektuar për shpejtësi 120km/h” thuhet në dokument.

Dy alternativat

Publikimi për projektin parashikon dy gjurmë sa i takon asaj ku mund të kalojë rruga Muriqan-lezhë.

Njëra është totalisht e re ndërsa tjetra kalon në segmente të tjera ekzistuese dhe ka më pak impakt në zonat e mbrojtura ku kalon.

“-Alternativa 1A (vija e purpurt me pika të ndërprera) – përvijim krejtësisht i ri. Ky variant është rreth 27.5 km i gjatë dhe ndjek në përgjithësi drejtimin veriperëndimor-juglindor dhe është ndërtim krejtësisht i ri (pa ndonjë dyfishim).

Fillon në fshatin Fraskanjel, ku supozohej të ndërtohej një pikë e re kufitare dhe një urë e re mbi lumin Buna. Pjesa më e madhe të gjatësisë së tij ndodhet në rrëzë të malit Renci (faqja lindore). Pika fundore propozohet të jetë në hyrje të tunelit të Lezhës (pjesa e seksionit 2 të KAJ-it).

Megjithatë, kjo alternativë ka prodhuar sasi të mëdha punimesh tokësore, gjë që e ka rritur koston drastikisht. Kjo alternativë përshkon zonën qendrore (bërthamë) të zonës së mbrojtur të lumit Buna me gjatësi rreth 1.2 km.

-Alternativa 1B (vija e gjelbër e pandërprerë) – përvijimi i ri (rreth 13 km) dhe zgjerim dyfish i rrugës ekzistuese (afro 25.8 km). Ky variant është rreth 38.8 km i gjatë dhe në 1/3 e parë të gjatësisë (deri në kalimin në nivel me rrugën kombëtare Sh1) ndjek drejtimin perëndim-lindje, ndërsa gjatësia e mbetur ndjek drejtimin veriperëndim-juglindje. Fillon pas pikës kufitare ekzistuese të Murriqanit dhe përfundon afërsisht në të njëjtën pikë me Alternativën A1. Kjo alternativë është kombinim i ndërtimit të ri dhe zgjerimit dyfish të rrugës kombëtare ekzistuese Sh1.Për këto alternativa, janë përgatitur skica dhe preventivët e posaçëm për të orientuar më tej konsultimet midis vendeve dhe përzgjedhjes së opsionit të preferuar të projektit.

Alternativa më e realizueshme dhe e pranueshme nga të gjitha këndvështrimet u mendua të jetë alternativa 1B, e cila më tej gjatë fazës së projektimit konceptual është përmirësuar lidhur me minimizimin e efekteve mjedisore dhe sociale duke e vënë theksin te ndikimi në zonën e mbrojtur dhe të ndjeshme të lumit Buna dhe shmangien e zhvillimeve të rëndësishme përgjatë gjurmës (në afërsi të Vaut të Dejës, Melgushes, Balldrenit)”.

Kostoja totale e projektit vlerësohet 255 milionë euro. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka ofruar kredi me vlerën totale 128 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare do të kontribuojë me 30,3 milionë euro teksa një pjesë tjetër do të kërkohet si grant. Afati i përfundimit të këtij aksi të rëndësishëm për BE është planifikuar viti 2029./N.Maho

Marre nga Monitor

Video

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja në Uashington ka publikuar pamjet filmike të incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Videoja shfaq 31-vjeçarin Cole Allen duke thyer masat e sigurisë në hotelin "Washington Hilton" dhe duke vrapuar me armë në dorë drejt sallës ku ndodhej presidenti Donald Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë për ta ndaluar, duke shkëmbyer zjarr me autorin. Gjatë përplasjes, Allen qëlloi ndaj një agjenti, i cili mbeti i plagosur në gjoks por u shpëtua nga jeleku antiplumb. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme