Sociale 15 May 2024, 17:57 Nga VNA

Britania kërkon kapjen e kriminelëve përmes targave të makinave, instalohen kamera dhe dronë “specialë” në kufirin shqiptar

Ndaje në Whatsapp
Britania kërkon kapjen e kriminelëve përmes targave të

Britania e Madhe ka financuar një rrjet i sofistikuar i kamerave me vlerë rreth 1.6 milionë paund është instaluar në kufirin Shqipëri-Kosovë për të trajtuar migrimin ilegal dhe bandat kriminale.

Pajisjet përfshijnë dronë dhe kamera njohëse të targave për të lejuar sistemet shqiptare të njohin automjetet britanike, të cilat janë përdorur nga kriminelët që kërkojnë të shmangin zbulimin nga policia lokale.

Dronët e rinj do t’i lejojnë autoritetet të gjurmojnë emigrantët që përpiqen të kalojnë nëpër rajon përmes Shqipërisë, të cilët janë vështirë për t’u kontrolluar. Kamerat e automjeteve do të ndihmojnë policinë britanike dhe shqiptare të bashkëpunojnë më ngushtë, duke kërkuar më shpejt të dhënat dhe duke shkëmbyer informacione kur një makinë dyshohet se është përfshirë në kontrabandë njerëzish ose sjellje të tjera kriminale.

Ministri Kundër Migracionit Ilegal, Michael Tomlinson vizitoi Shqipërinë këtë javë, ku pa nga afër teknologjinë e re dhe mënyrat e tjera që vendi po lufton bandat që mundësojnë emigracionin e paligjshëm.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme