Politika 13 May 2024, 17:29 Nga VNA

Perplasja Shehaj-Manja dhe shantazhi si forma e shëmtuar e të bërit politikë

Ndaje në Whatsapp
Perplasja Shehaj-Manja dhe shantazhi si forma e shëmtuar e të

Përplasja mes Ulsi Manjës dhe Agron Shehajt në parlament si formë e shëmtuar e të bërit politikë. VNA zbardh çfarë fshihet pas përplasjes me sharje dhe shantazhe në kuvend.

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja u përfshi në një debat ku nuk munguan fyerjet me deputetin e dalë nga lista e PD Agron Shehaj. Rreth dy javë më parë ne seancën plenare, ministri Manja nuk kurseu as paralajmërimet në formë shantazhi ndaj Shehajt.

Një javë më pas, në seancën e kaluar të parlamentit edhe deputeti socialist Erion Braçe paralajmëroi Gazment Bardhin se në grupin e tij parlamentar ka një deputet, vëllai i të cilit është i përfshirë në trafik të lëndëve narkotike. Këto akuza nuk patën një emër konkret.

VNA u interesua dhe nga burime brenda ministrisë së drejtësisë u konfirmua se ishte duke e trajtuar dosja e një të afërmi të deputetit Agron Shehaj. Bëhet fjalë për shtetasin Adriatik Xh i ditëlindjes 1984 nga Vlora, arrestuar në Gjermani per trafik narkotikësh. Mësohet se ai është djali i tezes së deputetit Shehaj dhe dosja ka disa kohë që ndodhet për verifikime në zyrat e shtetit shqiptar. Por siç ndodh rëndom, ngjarje të tilla më shumë se për transparencë përdoren si goditje apo shantazhe për kundërshtarët politikë.

Duke pritur të faktojnë lidhjet familjare të Agron Shehajt me të akuzuarin për trafik droge, Ulsi Manja nuk ka hezituat ta përdorë këtë informacion të siguruar në rrugë zyrtare si mjet politik. Tashmë që ka rezultuar se lidhja familjare mes tyre është e largët dhe Agron Shehaj nuk mund të mbajë përgjegjësi për kushëririn e tij, ministri socialist i ka lënë mënjane akuzat. Në rast se në hetimet e thelluara të të dy vende do të rezultonte bashkëpunim mes deputetit Shehaj dhe kushëririt të tij në trafik atëherë çështja ndryshon. Por deri më tani ajo që mbetet fakt është mënyra e shantazhit me informacione konfidenciale shtetërore që ministra apo zyrtarë të lartë përdorin ndaj kundërshtarëve politikë apo ndaj gazetarëve.

Kjo është shndërruar në një formë “normale” e komunikimit politik në Shqipëri. Ajo që nuk mund dhe duhet të jetë e normale është fakti se si mundet një ministër drejtësie apo një deputet të përdorë fjalor shantazhues, me kode mafioze ndaj një kolegu ndërkohë që faktet e pakonfirmuara edhe në qofshin të vërteta duhet të jenë transparente për publikun dhe jo mjet për konsumin politik të ditës.

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme