Politika 15 August 2026, 17:02 Nga VNA

Peleshi hap thesin: 400 mijë euro për të fluturuar, 200 mijë për t’u ulur, 250 mijë për karburant; argjendari, porcelan dhe gosti për argëtim

Ndaje në Whatsapp

 

Në Kuvend mund të ketë debate nëse Shqipëria ka para për pensionet, shëndetësinë apo arsimin. Për disa gjëra të tjera, megjithatë, paratë duket se janë gjetur.

Dokumentet e siguruara nga VNA për prokurimet e Kuvendit gjatë vitit 2026 zbulojnë një Parlament që ka planifikuar 40 milionë lekë (rreth 400 mijë euro) vetëm për bileta për udhëtime ndërkombëtare.

Dhe fluturimi është vetëm fillimi.

Pasi të kthehen në Tiranë, deputetët do të kenë edhe karrige të reja. Kuvendi ka parashikuar 20 milionë lekë (rreth 200 mijë euro) për blerjen e karrigeve të sallës së seancave plenare.

Ndërsa për makinat zyrtare janë planifikuar edhe 25 milionë lekë (rreth 250 mijë euro) karburant.

Pra, vetëm për të fluturuar, për t’u ulur dhe për të lëvizur me makinë, fatura e planifikuar arrin në 85 milionë lekë (afërsisht 850 mijë euro).

Por regjistrat e prokurimeve të siguruar nga VNA tregojnë se Kuvendi i drejtuar nga Niko Peleshi ka edhe nevoja më elegante.

Për pritje ceremoniale, dreka, darka dhe kokteje është vendosur një fond limit prej 10 milionë lekësh (rreth 100 mijë euro). Për dhurata protokollare, 1.5 milionë lekë (rreth 15 mijë euro), ndërsa në regjistrin e realizimeve fitues për këtë kategori rezulton Argjendari Piro, me kontratë 404,583 lekë (rreth 4 mijë euro).

Ka edhe lule e vazo. Për blerjen dhe mirëmbajtjen e tyre fondi limit është rreth 839 mijë lekë (rreth 8,400 euro), me kontratë 794,400 lekë (rreth 7,900 euro). Në dokumente shfaqet edhe Porcelani Studio.

Por mes faturave është edhe një projekt shumë më i kushtueshëm: Media Hub-i i Kuvendit, për të cilin janë parashikuar 41,833,333 lekë (rreth 418 mijë euro). Në regjistrin e realizimeve figuron veçmas edhe hartimi i projektit për ndërtimin e tij, me fond limit 776 mijë lekë (rreth 7,800 euro) dhe kontratë 475 mijë lekë (rreth 4,750 euro).

Dhe këtu lind një pyetje që Kuvendi duhet ta shpjegojë.

Shqipëria ka tashmë RTSH Kuvend, kanalin e televizionit publik të dedikuar aktivitetit parlamentar, ku transmetohen seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve. Kuvendi transmeton gjithashtu aktivitetin e tij në platformat online.

Atëherë, çfarë shërbimi të ri do të ofrojë Media Hub-i prej mbi 41 milionë lekësh (mbi 410 mijë euro) që nuk ofrohet aktualisht dhe pse Kuvendit i duhet kjo faturë shtesë?

Kjo është një pyetje tjetër nga siguria kibernetike, ku shpenzimet e larta mund të lidhen me nevoja reale të mbrojtjes së sistemeve. Media Hub-i kërkon një shpjegim më konkret për funksionin, produktin që do të prodhojë dhe nevojën që justifikon investimin.

Në total, 25 procedurat e prokurimit me vlerë të madhe të parashikuara për vitin 2026 arrijnë në 265,114,250 lekë (rreth 2.6 milionë euro).

Por për të kuptuar filozofinë e shpenzimeve të Kuvendit nuk është e nevojshme të lexosh të 25 tenderat.

Mjaftojnë tre.

400 mijë euro për të fluturuar.
200 mijë euro për t’u ulur.
250 mijë euro për të mbushur makinat me karburant.

Pra, 850 mijë euro, ose afro 1 milion euro nga taksat e shqiptarëve, vetëm që deputetët të udhëtojnë, të lëvizin dhe të kenë ku të ulen.

Në këtë faturë nuk kemi futur ende pagat dhe dietat e tyre. As gostitë, koktejet, dhuratat protokollare, argjendarinë, porcelanin apo lulet që dalin në dokumentet e tjera të Kuvendit.

Dhe këtu ironia e faturave bëhet më e fortë se çdo koment: taksapaguesit shqiptarë paguajnë afro 1 milion euro vetëm për t’i çuar deputetët deri te karrigia. Çfarë bëjnë ata pasi ulen në të, është një faturë tjetër.

Video

Këto janë momentet e zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë dhe, për pasojë, shtatë persona mbetën të plagosur. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i vënë nën kontroll flakët, pas më shumë se dy orësh. Nga të dhënat paraprake, zjarri ra në katin e parë të godinës, në ambientet e lokalit, dhe më pas u përhap në të gjithë fasadën. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se, për t’u shpëtuar flakëve, disa nga pushuesit që ndodheshin në hotel u hodhën nga dritaret. Gjashtë nga të dëmtuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa i shtati është nga Rrësheni. Ata u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku morën ndihmën e parë. Dy prej të plagosurve janë transportuar për trajtim të specializuar drejt QSUT-së, ndërsa katër të tjerë u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Një tërmet me magnitudë 3.9 është regjistruar pasditen e sotme në Linguaglossa, në zonën e Katanias, në Siçili. Epiqendra e lëkundjeve ndodhej rreth 7 kilometra larg qendrës së banuar. Tërmeti ka shkaktuar hapjen e çarjeve përgjatë thyerjes së Pernicanës, e lidhur me aktivitetin vullkanik të Etnës. Si pasojë, është çarë edhe rruga që të çon drejt Piano Provenzana, në zonën Ragabo–Clan dei Ragazzi. Për arsye sigurie, restorantet që ndodhen në zonën e prekur janë evakuuar në mënyrë parandaluese.

"Anijet e ndryshkut" në Vlorë vijojnë të gëlltisin para nga buxheti i shtetit, KESH planifikon tender 20 mln euro për TEC-et që nuk prodhojnë energji

Me shkallën zjarrfikëse që arrinte vetëm deri në katin e 9-të, një grua e bllokuar në katin e 11-të u detyrua të hidhej drejt një koshi shpëtimi me përmasa vetëm 1–2 metra katrorë, pasi një zjarr shpërtheu më 14 gusht në lagjen Friedrichshain të Berlinit, pranë stacionit të trenit Ostbahnhof.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme