Kronika 6 September 2024, 18:44 Nga VNA

Pas dorëheqjes nga drejtimi i RTSH, Alfred Peza akuzohet nga gazetarja për ngacmim seksual

Ndaje në Whatsapp

Pas dorëheqjes nga posti i Drejtorit të Televizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza është akuzuar nga gazetarja Blerta Tafani për dhunë psikologjike në punë dhe presione nga më të ndryshme.

Në media qarkullon një letër ku gazetarja Tafani ia ka drejtuar bordit të RTSH dhe kryetarit të saj, Leka Bungo, ku akuzon drejtëpërdrejt Pezën edhe për ngacmim seksual.

Portali Newsbomb.al ka kontaktuar me gazetaren Blerta Tafani dhe kjo e fundit e ka mohuar që të ketë çuar letër në Këshillit Drejtues të RTSH.

"Unë mohoj të flas për një letër që po qarkullon ngado, por nuk mban firmën time. Pra, besoj vetëkuptohet që unë nuk kam çfarë të komentoj" - është shprehur gazetarja.

Por edhe pse lajmi ka qarkulluar në media, nuk ka ende një reagim publik nga vet gazetarja Blerta Tafani për të sqaruar këto akuza.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme